• Latest
  • Trending
  • All

90 milionë dokumente të peridhës osmane,hedhin drite mbi Shqipërinë

03/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

90 milionë dokumente të peridhës osmane,hedhin drite mbi Shqipërinë

03/05/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Pjesë të errëta, apo jo mirë të plotësuara të historisë së Shqipërisë, fshihen padyshim në arkivat e vendeve të ndryshme evropiane. Ndaj, Arkiva e shtetit shqiptar, pas një marrëveshjeje me atë turke, do të përpiqet të hedhë dritë mbi disa prej tyre. Por, cila është përmbajtja e këtyre 57 regjistrave, që do t’i shtohen fondit të Arkivit dhe çfarë do të mund të sjellin të re në historinë e shtetit shqiptar?

Në këto regjistra janë të përfshira mëse 2.300 dokumente, që u përkasin trevave shqiptare e që nisin nga shekulli i XV. Ato përmbajnë informacione të detajuara mbi vendbanimet, pronat, taksat, kryefamiljarët etj., duke dhënë në këtë mënyrë një panoramë të qartë për zonat e regjistruara.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Është një fond dokumentar shumë i rëndësishëm, sepse ka detaje. Shumë më i rëndësishëm sesa dokumentet që kanë të bëjnë me kronika të sjella nga kronikanët në dokumentet e tyre. Ka informacione shumë më të sakta për vet karakterin e asaj çfarë është evidentuar në terren”, thotë Gjet Ndoj, drejtor i Arkivës në Shqipëri.

 

Aktualisht në arkivat e Turqisë gjenden më shumë se 90 milionë dokumente të periudhës së Perandorisë Osmane. Çfarë do të thotë se procesi i identifikimit, seleksionimit, përkthimit e më pas shpërndarjes në vendet që ato përfshijnë, nuk është i lehtë. E megjithatë, mes këtij numri të jashtëzakonshëm dokumentesh, tahriret – siç quhen në Turqi regjistrat, – janë dokumentet më të sakta dhe të plota për nga të dhënat që ofrojnë.

“Regjistrat që pamë sot janë dokumentacioni më i rëndësishëm që mund të ekzistojë sot për sot në Shqipëri dhe në Turqi, në lidhje edhe me periudhën e Perandorisë Osmane”, thotë Ugur Unal, drejtor i Përgjithshëm i Arkivës në Turqi.

Secili regjistër përmban një numër të ndryshëm dokumentesh, që janë të ndarë në dy lloje. Janë ato që përfshijnë të dhëna të përmbledhura për studiuesit, që kërkojnë pjesët e përgjithshme pa hyrë në elementë të veçantë, ndërsa pjesa tjetër janë ato që detajojnë dhe sjellin të dhëna më të shumta.

“Një regjistër, më i vogli prej tyre përfshin 60 deri në 600 faqe. Regjistri më i madh përfshin mbi 650 dokumente. Ndërsa më të zakonshmet janë me 300-500 dokumente”, thotë më tej Gjet Ndoj.

“Ajo që është e rëndësishme, është fakti që këto regjistra të bëhen të lexueshëm dhe të prekshëm për studiuesit dhe publikun shqiptar”, thotë Ugur Unal.

Por përtej anës protokollare, çfarë fshihet pas këtyre “defter”-ëve dhe cila është vlera e vërtetë e tyre? Regjistrimi i parë osman është bërë në vitet 1431-1432 dhe jep të dhëna për të ashtuquajturin Sanxhakun Arvanit, apo thënë ndryshe Sanxhakun shqiptar me kryeqendër Gjirokastrën. Këto dokumente janë plotësuar fill pas kryengritjeve të mëdha të Gjon Kastriotit, babait të Skënderbeut. Osmanët, si rregull administrativ nuk e quanin zyrtarisht të pushtuar një vend, pa bërë regjistrimin e popullsisë dhe taksave. Pra, plotësimi i tyre konsiderohej përmbyllja e pushtimit.

“Nëpërmjet studimit të këtyre ‘defter’-ëve, ne marrim të dhëna të çmuara për historinë politike, historinë administrative, historinë demografike të viseve shqiptare. Marrim të dhëna të çmuara për historinë ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, të rajoneve të caktuara të saj. Marrim të dhëna të çmuara për onomastikën, që është një gjë jashtëzakonisht e lakmuar sot si disiplinë, si për studiuesit e linguistikës, por edhe për studiuesit e historisë. Marrim të dhëna të çmuara antropologjike, sociologjike, kështu që nga kjo pikëpamje, këto ‘defter’-e kanë një vlerë shumëpërmasore, janë shumë të vlefshme për nga rëndësia”, thotë Ferid Duka, historian.

I gjithë sistemi osman i kohës funksiononte në bazë të këtij regjistrimi, pasi të ardhurat që vileshin përmes tyre mbanin në këmbë perandorinë dhe përballonin pjesën përkatëse të shpenzimeve të saj. Kjo siguron edhe saktësinë maksimale të këtyre të dhënave.

“Ju e dini që këtu nuk lë shumë rast për spekulime me të vërtetën historike, sepse në njëfarë mënyre, ‘defter’-in mund ta konsiderojmë si matematikë, që nuk të lë të lëvizësh shumë apo të spekulosh me konkluzionet e tua”, thotë më tej Ferid Duka.

Regjistrat ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme dhe të pakundërshtueshme për vet saktësinë që kanë, për të kuptuar në detaje përbërjen etnike të zonave të shumta, që sot janë jashtë kufirit zyrtar shqiptar. Mjafton të përmendësh faktin se, këto të dhëna përfshijnë territorin e të 4 vilajeteve shqiptare: atë të Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.

“Nëqoftëse ne kemi emra karakteristikë shqiptarë si Gjin, Gjon, Progon, etj., padyshim që në një vendbanim – të paktën për atë kohë që unë studioj – nuk mund t’i themi tjetër veçse që është popullsi shqiptare”, thotë historiani Ferid Duka.

Regjistrime, osmanët kanë bërë gjithkund ku kishin territore të pushtuara. E janë pikërisht të dhëna të tilla, që tregojnë numrin e madh të shqiptarëve edhe në zona të tjera, veç atyre të 4 vilajeteve. Mjafton për shembull të analizosh shifrat e një regjistrimi të kryer në Peloponez të Greqisë në shekullin e XV, ku rezulton se nga 198 fshatra, 155 konsiderohen si të banuara nga shqiptarë. E po kështu Korinthi, Atika, Beotia, Selaniku etj. Pra, jo vetëm “defter”-ët që përfshijnë Shqipërinë e dikurshme të 4 vilajeteve, por edhe ata që janë plotësuar në vendet fqinj japin një panoramë të qartë e plotësuese të lëvizjeve të ndryshme të kryera gjatë shekujve.

Veç dokumentacionit që përshijnë këta 57 regjistra, Arkiva ka siguruar edhe të dhëna të tjera për figurën e Ismail Qemalit, apo atë më pak të njohur të Bib Dodës. Dokumente të shumta për historinë e Shqipërisë fshihen në arkivat e vendeve evropiane. E sigurisht ndër më të rëndësishmet janë edhe ato të Venedikut, Dubrovnikut e kështu me radhë. Të gjitha presin të zbulohen, të tregojnë hapur edhe atë që deri më sot është mbuluar.

Historia shqiptare ka ende shumë për të thënë. Ky dokumentacion i ri hap një portë të parë, që do të duhej të pasohej me shumë të tjera, për t’i dhënë në këtë mënyrë zë dhe të vërteta edhe më të mëdha historisë sonë./infokosova/

Tags: edi rama
Previous Post

Shkodër, vazhdon betejën policia me grabitësit e zhdukur nga banesa e biznesmenit

Next Post

Ja ku mund të shkojnë qytetarët e Kosovës pas liberalizimit të vizave

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ja ku mund të shkojnë qytetarët e Kosovës pas liberalizimit të vizave

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.