Nëntë deputetë të opozitës i kërkojnë Kryetarit të Kuvendit sqarim në lidhje me pretendimin e tyre për zhdukjen e regjistrimit audio të dëgjesës me gazetarin Telnis Skuqi në Komisionin e Medias. “Duke qenë se zoti Skuqi ishte kërcënuar e dhunuar ne vijim të botimit të artikujve investigativ të tij, ne, si deputetë nënshkrues të kërkesës për dëgjesë, përveç mbledhjes së informacionit për këtë rast të veçantë synonim inkurajimin e veprimtarisë investigative e të denoncimit të narkotrafikut nga e gjithë shoqëria si dhe të mbrojtjes e inkurajimit të lirisë së shtypit. Fatkeqësisht, përfaqësuesit e mazhorancës u shprehen kundër realizimit të kësaj seance dëgjimore, duke arritur deri aty sa, zv.kryetari i komisionit të deklarojë në mbledhjen e komisionit që po shqyrtonte kalendarin e tij se: Ju nuk e realizoni dot seancën dëgjimore pasi ne nuk marrim pjesë dhe në këtë mënyrë ju nuk keni kuorum për të zhvilluar mbledhje”, shkruajnë deputetët. “Kur kërkuam procesverbalin e mbledhjes, mësuam se me urdhër nga lart regjistrimi audio i seancës dëgjimore ishte fshirë. Mendojmë se kjo është anormale, e kundërligjshme si dhe në kundërshtim me përcaktimet e nenit 36 pika 1 të Rregullores së Kuvendit. Me anë të kësaj shkrese kërkojmë nga Ju, si Kryetar i Kuvendit, në vijim të përgjegjësive që ju ngarkon neni 7 pika 1 e Rregullores së Kuvendit që të na jepni sqarime të hollësishme lidhur me sa më sipër”, shkruan Pollo në kërkesën që është firmosur nga 9 deputetët :Bedri Hoxha,Myqerem Tafaj,Luçiano Boçi,Gerti Bogdani,Gjergji Papa,Astrit Veliaj,Eleina Qirici,Liliana Elmazi dhe Voltana Ademi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













