• Latest
  • Trending
  • All

7 Liritë që humbën shqiptarët pas Çlirimit

29/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

7 Liritë që humbën shqiptarët pas Çlirimit

29/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Alfred Lela

Një narrativë sa interesante, aq edhe intelektualisht e guximshme, po deshe edhe historike, i është kundërvënë retorikës së ‘çlirimit të Shqipërisë më 29 nëntor 1944’, një linjë e mbështetur kryesisht nga tekste, historianë dhe intelektualë që mblidhen emocionalisht, por edhe gjenetikisht te një traditë e majtë që sheh te komunizmi një vademecuum të identitetit. Në njëfarë mënyre, duket se kjo përballje ka kthyer edhe njëherë blloqet politike kundërshtare të, ose para luftës së Dytë Botërore. Por ky është një paragjykim. Nëse pranohet dështimi i komunizmit si rend politik, pra hidhen poshtë mjetet e tij politike, pse merren si puriste ‘idealet’ e luftës, apo më tej ende, mjetet dhe qëllimet e shkrimit të historisë. Këmbëngulja te Lufta, si periudhë pafajësie e atyre që më vonë u kthyen në mostra, e së majtës shqiptare mund të shpjegohet me tri arsye. E para, mitizimi i një 4 vjeçari lufte dhe ‘qëllimesh të larta’ të komunistëve kërkon mbulimin e një 40 vjeçari krimesh dhe ndëshkimesh. Së dyti, demitizimi i Luftës, së ashtuquajtur nacionalçlirimtare, i heq së majtës gurin e themelit për te tradita e vet. Së treti, Enver Hoxha trafikohet më lehtë në histori nën siluetën e Komandantit veshur me uniformë ushtarake, që çan suferinën e dimrave të ashpër gjatë Operacionit të dimrit. Ky fiction bën punë sidomos me të rinjtë e lindur pas ’90-ës, te të cilët është zgjuar një ndjenjë nacionalizmi dhe krenarie kombëtare. Një Enver Hoxhë si Che Guevarë është një emblemë më e marketueshme, një shenjë më e lehtë për t’u printuar në t-shirt. Para se të flasim për Enverin e luftës apo pasluftës, na duhet të marrim në shqyrtim përmasën e lirisë. Ose liritë që kemi humbur pas lirimit të Shqipërisë. (Në një rrafsh semantik, nënndërgjegjia i ka tradhtuar ideologët e së majtës: duke e quajtur Çlirim, ata kanë shpjeguar mjerimin e “faktit” të tyre. Sepse (Ç)lirim dmth antilirim, robëri. Për një Ç që ti e vë…)

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Liria e fjalës. Për fjalën mund të ndërtohen variabla magjepsëse. Në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, liria e fjalës është e sanksionuar si e drejtë themelore e njeriut. Për të kuptuar çlirimin e fjalës në Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe të tijve mjafton të kujtohet se si fraza banale dhe bazike që nuk shprehin kundërshtim sesa një nevojë çuan në persekutim individë dhe familje. Të thëna me gjysmë zëri apo të pëshpëritura nën zë tri fjalë jo pretencioze si “nuk ka djathë”, u shndërruan në agjitacion dhe propagandë. Ose përpjekje për përmbysje të pushtetit popullor. (Revolucioni i djathit nuk ndodhi kurrë, megjithatë). Duke ditur këto, është e panevojshme të përmendet se, në komunizëm nuk bëhej fjalë për zgjatime ‘elitiste’ të asaj që konsiderohet si e drejta e fjalës. Si p.sh: e drejta për të kërkuar informacion dhe ide; e drejta për të marrë informacion dhe ide; e drejta për të ndarë informacion dhe ide. Mos-o-Zot!

Liria e besimit/fesë. Nën shenjën e shembjes së idhujve dhe zhbërjes së zakoneve prapanike, Hoxha (çfarë mbiemri pastërisht fetar!) me shpurën e tij përgatitën në fakt zëvendësimin e idhujve duke lartësuar si idolë të rinj klasikët e marksizëm-leninizmit dhe instaluar kultin e Enver Hoxhës. Sa i takon zakoneve prapanike, bestytnitë dhe agnosticizmat u zhvendosën më thellë nën nënndërgjegje për t’ia lënë vendin ‘besimit të patundur te shoku Enver dhe Partia.” Betimit “për ideal të Partisë” etj., etj. Kishat e xhamitë u rrafshuan ose u kthyen në magazina e vatra/shtëpi kulture, në të cilat nëpërmjet një procesi të kopjuar nga sovjetikët e kinezët synohej krijimi ‘i njeriut të ri shqiptar’. Lufta ndaj fesë nuk bëhej për të iluminuar popullin se sa për të hequr qafe një kundërshtar potencial, etika dhe morali i të cilit do të binin ndesh me dogmën komuniste.

Liria e lëvizjes. Dara e rrethimit komunist mbi individin shqiptar ka qenë e dyfishtë dhe e pamëshirshme, sa i takon lëvizjes së lirë. Shqiptari nuk mundej as të udhëtonte jashtë vendit të vet për qëllime turistike apo të tjera, por as edhe të lëvizte brenda Shqipërisë për të ndërruar qytet, klimë, mjedis. Lëvizjet jashtë shtetit ishin vetëm për një grusht të besuarish të partisë dhe aparatçikësh, ndërsa ato nga një qytet apo rreth në tjetrin bëheshin vetëm me planifikim dhe urdhër shtetëror dhe leje të posaçme. Vetëm shteti dhe partia e kishin të drejtën për të zhvendosur dikë dikund dhe askush nuk mund të ndërronte vend apo t’i shpëtonte monitorimit permanent të autoriteteve. Autorizimi dhe pasaportizimi ishin dy pengesat çiklopike për të dalë nga shpella e errët e izolimit komunist. Ata që donin t’i shpëtonin kësaj dare duke u arratisur, rrallë ia dilnin dhe shpesh mbeteshin në klonin e kufirit me një qëndismë plumbash në shpinë ose kapeshin dhe fundoseshin në burgje.

Liria e pronës. Shpronësimi, i bërë jo me anë reformash të rregullta por grabitjeje dhe dhune, qiti krye shumë shpejt, madje që gjatë luftës ndër formacionet komuniste. Në fillim u ofruan kambiale për mallrat që u merreshin fshatarëve apo tregtarëve të qytetit, ndërsa pas ‘zbritjes nga mali’, takti dhe procedura e fillimit ia la vendin metodave bolshevike të shpronësimit dhe linçimit të pasanikëve. Tregtarët dhe të kamurit shiheshin si grabitës të pasurive të popullit dhe në këmbim ata merrnin grabitje nga ata që shpalleshin bij të popullit dhe flisnin në emër të tij. Familje qytetase u nxorën nga shtëpitë për t’ua kaluar mbështetësve të luftës, por më shumë krerëve të klanit të ri udhëheqës që po merrte në dorë vendin. Në fshatra lindi klasa e re e kulakëve, një damkë pesha e së cilës kishte stigmën e yllit të Davidit në veshjet e popullit hebre në një pjesë të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Liria për t’u mbrojtur (avokatia). E drejta apo liria për një gjyq të ndershëm dhe të paanshëm, për një avokat mbrojtës, për një formulim të mbrojtjes përballë akuzës së shtetit, ra në honin e juridiksioni të shtetit komunist. Sistemi i sotëm i drejtësisë merr edhe kritikat më të mëdha si i korruptuar, por imagjinoni për një çast korruptimin, jo të drejtësisë por të së mundurës. Shndërrimin e saj në të pamundur. Heqja e institucionit të avokatit ishte atentati më i madh ndaj drejtësisë. Afërmendsh, në një sistem ku mungon e drejta e fjalës, e drejta e një avokati mbrojtës duket një paradoks. Nëse drejtësia e sotme ngjan me një labirint të pafund, shiheni drejtësinë e dikurshme si hon. Ti je që në fillim në fund, në greminë dhe për të të nxjerrë prej andej nuk ka as mjete dhe as shpresë. Shteti komunist ngazëllehej nga jehona e zërave që vinin nga honi por nuk i honepste.

Liria e votës. Ç’do të thoshte të votoje në kohën e Hoxhës. Të ngriheshe herët, sa më herët, për të treguar përkushtimin, dhe të votoje një listë emrash pa rivalë, pra njerëz të caktuar nga Partia dhe organet e saj pa patur mundësi zgjedhjeje. Është sikur sot në fletën e votimit të të duhet të votosh vetëm për kandidatë të Partisë Socialiste. Domethënë, një garë e pagarë. Pjesëmarrja në votime shpallej në edicionet e lajmeve me anë të shifrës triumfaliste e sterile 99.99 për qind. E kish qëllimin e saj edhe kjo: Partia kish arritur pothuajse në perfeksion me zhbërjen e armikut të popullit, por prapë dikush, diku, gjendej në pritë për ta bërë dëmin. Vigjilenca duhej mbajtur lart. Shkurt, në komunizëm nuk votohej, nuk zgjidhej, thjesht konfirmohej zgjedha e partisë shtet.

Liria e privacisë. Shteti ishte kudo me ty: në punë, në rrugë, në kafene, deri në shtëpi. Sigurimi e kish ngritur rrjetin e spiunëve për ta zhveshur jetën e individit nga çdo intimitet. Ai/ajo me të cilën ndaje një psherëtimë dhe shtendosje intime, mund të përgatiste ofshamën e fundit dhe fatin tënd të keq duke raportuar për ‘jopartishmërinë e aktit tënd seksual’. Survejimi i vëllait të madh, shtetit, syri i të cilit shihte nëpër çdo vrimë çelësi, e depersonalizoi njeriun shqiptar. Frika e spiunimit dënoi me heshtje dhe mosbesim një popull vibrant si shqiptari që i pëlqen t’i shfaqë opinionet me të madh; ia ka ënda ta qesë në publik atë që ka në zemër; ta shijojë ngjyrën dhe formën e batutës dhe mendimit të vet. Nën regjimin e Enver Hoxhës kush fliste dënohej me burg; kush nuk fliste, dmth shumica, dënoheshin me paranojë.

Previous Post

Bunk’Art, jeta sekrete e Enver Hoxhës, 5 kate nën tokë

Next Post

Këshilli Kombëtar i PD-së zgjedh strukturat e reja drejtuese

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Këshilli Kombëtar i PD-së zgjedh strukturat e reja drejtuese

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.