• Latest
  • Trending
  • All

68 vjet nga kryengritja antikomuniste e Postribës

10/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

68 vjet nga kryengritja antikomuniste e Postribës

10/09/2014
in Lajme

Sot eshte 9 shtatori pervjetori i 68-te i Kryengritjes Antikomuniste te Postribes,u cila ndodhi me 9 Shtator 1946…Postriba u revoltua ne pergjigjie te terrorit komunist te ushtruar nga krimineli Mehmet Shehu qe udhehiqte ekspeditat per pushtimin e Shkodres!Ate dite kryengritesit sulmuan kazermat e partizaneve pushtues dhe burgun e qytetit ku mbaheshin qindra te pafajshem…kryengritja per fat te keq nuk pati force te zgjerohej por sot eshte prove e pakundershtueshme e rezistences se shqiptareve ndaj diktatutres komuniste!
Në korrik, eshte mbajte mbledhje në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë,po ashtu jane mbledhe përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri. Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër e fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij. Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm, që do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politik në burgjet e Shkodrës e me gjerë. Thirrja e djemve ushtarë, me datë 09. 09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07. 09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen, pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Në mbledhje morrën pjesë Osman Haxhia, Abas Sulejmani, Zyber Cafi, Kasem Rragibi, Jenim Zyberi, Selim Raci, Dervish Nuzi, Ismail Duki, Abdullah Sehiti, Jakup Dani, Muho Fetahi, Myrto Dani, Ali Brahimi, Metush Halili, Ram Fazi, Muho Osja, Haxhin e Idriz Tahiri, si dhe 150 kryengritës. Prijesi Osman Haxhia, i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë me 09.09.1946. Më datën 07.09. 1946 një autoritet tjetër, qytetar shkodran, organizon mbledhjen në kullën e Man Hotit, për të njoftuar shokët për mbledhjen e Postribës. Në pritje të datës së caktuar, njerëz të sigurimit komunist kishin depërtuar në rradhët e kryengritësve. Me datën 09.091946 filloi kryengritja. Asaj i parapriu aksioni i prerjes së telave të ndërlidhjes Shkodër -Tiranë, nga Hamza Trieshti me shokë. Ishte vendosur që grumbullimi i kryengritësve të bëhet në orën 02 të 9 shtatorit në Stom Golem, ku do të bëhet organizimi dhe përgatitja për fillimin e sulmit, sa po të fillonte të zbardhte drita. Kryengritësit synonin që me veprime të shpejta, të kordinuara me forcat e zonave të tjera të Gurit të Zi, të fshatit Oblik, të ndihmuar nga forcat brenda qytetit të krijonin një situatë të pasigurtë për forcat qeveritare. Kryengritës nga Oblika e Anës së Malit dhe Guri i Zi, nuk arritën të kalonin urat. Qyteti nuk ndihmoi kryengritësit, përveç ndonjë përjashtimi, sepse qytetarët nuk arritën të merrnin armët që ishin premtuar deri në orën 24 të natës, mungonte informacioni dhe organizimi. Sulmi u përqëndrua në tre drejtime: Kundër kazermave të ushtrisë pushtuese në Rus, kundër burgjeve politike dhe një pjesë tjetër do të sulmonte degën e punëve të brendshme që të paralizonte veprimet e këtij organi.

Sulmi filloi në orët e para të mëngjesit. Me tri të shtëna pushke, nisi sulmin mbi gazermat e ushtrisë në Rus. Luftimet në këto gazerma u zhvilluan të ashpra deri në ndeshje trup me trup, sepse një pjesë e kryengritësve nuk kishte armë. Luftimet zgjaten rreth një orë e gjysëm. Nëpër lagjet e qytetit, patriotë si Qazim Rroji, u përpoqën të ngrinin popullin në kryengritje, por organizimi jo i mirë bëri që përkrahja e tij të ishte e vakët.Gjate luftimeve 12 kryengrites u vrane dhe mbas shtypjes se kesaj kryengritje 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi u dogjen…qindra u burgosen dhe terrori komunist vazhdoi ne kete zone deri ne vitin 1991…
NDERIM PER MARTIRET E LIRISE DHE TURP PER KRIMINELET E KUQ!
Meqe kriminelet e kuq dhe pinjojte e tyre po mprehen te festojne te ashtequajturin 70-vjetor te Çlirimit te vendit sot ne kete date duhet t’ua kujtojme se nese data 29 Nentor 1944 paska qene date e Çlirimit te vendit atehere data 30 nentor 1944 eshte data e Pushtimit te vendit!Sepse duke filluar nga e nesermja e hyrjes se te ashtequajturve “Çlirimtare” ne Tirane Shqiperia pa vetem arrestime,pushkatime,gjyqe te sajuara e burgosje te secilit kundershtar!Vendosja e diktatures komuniste u be me gjak dhe fakte historike si Kryengritja e Malesise se madhe ne vitin 1945,Kryengritja e Postribes me 1946 deshmojne se sa i ka dashur populli Çlirimtaret…Me 29 nentori largohet gjermani i fundit nga Shqiperia sipas historiografise komuniste…atehere c’deshen forcat komuniste ne Shkoder?!Malesia e Madhe,Shkodra,Postriba,Malesia e Dukagjinit,Nikaj-Merturi,Tropoja,Luma,jane pushtuar nga forcat komuniste!Sepse pushtim eshte kur forcat priten me pushke!Nese forcat partizane ishin clirimtare perse duhej te perhapnin ideologjine e tyre me force?!Partizanet franceze apo ata italiane fill mbas clirimit te vendeve te tyre vendosen nje qevrisje provizore dhe shpallen zgjedhjet demokratike duke vendosur nje pushtyet legjitim te dale nga vota e lire!Po komunistet e Enverit?!Te vetmin rast qe bene zgjedhje ishin ne vitin 1946 edhe fill mbas atyre zgjedhjeve pushkatuan deputetet e dale me vote popullore!?Rast unikal ne Evrope…rast qe te ben shume krenar per “clirimtaret”!
Në Malesite tona ku komunizmi nuk kishte shkelur akoma, mbas 1944 vazhdonte lufta për liri. Në Kelmend vepronin çetat e Prek Calit, me Ded Lulash Smajlin, Nik Mark Ujkën etj. Në Malësi të Madhe vepronin forcat e Llesh Marashit, Lul Grizhës, Pjetër Gjok Bajraktarit, Caf Smajlit etj, në Kastrat forcat e Nik Gjelosh Gjekës. Në malet e Dukagjinit dhe Nikaj Mertur vepronin forcat e Nik Sokolit, Ndue Palit etj, po kështu në Shllak etj. Në Postribë u printe Jup Kazazi,ne Mirdite u rezistonte dera e madhe e Markagjoneve…Ne Lume forcat e Muharrem Bajraktarit…Ne Tropoje te Vjeter,(Gash) partizanet priten me pushke nga familja e pasardhesit e patriotit te madh Ali Ibra…Per fatin tone te keq si popull triumfuan komunistet e partise se krijuar nga Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha dhe sllavet me ne fund pane te realizohej endrra e tyre shekullore qe ishte :Çfytyrimi i shqiptareve,varferimi i tyre ne ekstrem me te ashtequajturat kolektivizime qe shkaterruan pasurine kombetare,zhveshja nga dinjiteti njerezor deri ne ekstrem,poshterimi dhe telendisja e tyre ne ate pike qe u gjend Shqiperia ne vitin 1991…Endrra e sllaveve per nxjerrjen e plote jashte loje te Shqiperise dhe defaktorizimin e saj ne rajon u realizua me nje vete-izolim 50 vjecar qe e realizio me se miri klasa e nxenesve Nexhmije Xhuglinit,(Hoxha),sekretarja e Miladin Popovicit gjate luftes…Dhe me e keqja eshte se edhe keto 24 vjet te ashtequajtura “Demokraci” po njesoj vazhdohet e njejta linje e lenjes se Shqiperise jashte loje ne rajon nga vete drejtusit e saj!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

SERBIA DUHET T’I JAPË QARKUT TË KUKËSIT RRETH NJË MILIARDË USD DAMSHPËRBLIME PËR LUFTËN

Next Post

8 gjyqtarë në Prishtinë dënohen me kusht pasi përfituan 60 milionë euro

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

8 gjyqtarë në Prishtinë dënohen me kusht pasi përfituan 60 milionë euro

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.