Një 40-vjeçar nga Gjakova ka tentuar të vetëvritet sot, duke u hedhur nga kati i katërt i banesës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në qendër të qytetit.
Sipas policisë kosovare, 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.
Ai është transportuar me autoambulancë në spitalin e qytetit.
Kreu i stacionit policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj tha për mediat kosovare se “ende është herët të flasim për motivet”.
Ndërkohë, mjeku kujdestar i Emergjencës, dr. Jeton Vorfi bëri me dije që pacienti ka pësuar fraktura në gjymtyrë dhe kurriz, por jeta e tij nuk është në rrezik, shkruajnë mediat kosovare.















