• Latest
  • Trending
  • All

30 vjet nga demonstratat më të përgjakshme dhe heroike të marsit ‘89

27/03/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

31/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 November, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

30 vjet nga demonstratat më të përgjakshme dhe heroike të marsit ‘89

27/03/2019
in Histori, Kosova, Opinion

Rënia heroike e dëshmorëve thërret për sendërtimin e plotë në vepër të amanetit të tyre!

Ismet Krasniqi

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Tri dekada nga demonstratat e përgjakshme të 27 Marsit të vitit 1989 dhe kujtesa liridashëse shqiptare për këtë rezistencë dhe sakrificë të madhe ka mbetur e freskët në mendjet dhe zemrat tona, në të cilat ra në fushën e nderit dëshmori i kombit Ismet Krasniqi. Ishin këto demonstratat më të përgjakshme në historinë e Kosovës, por njëkohësisht edhe më heroiket. Demonstruesit shqiptarë treguan se më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta nën robëri, të cilët edhe duke u kacafytur me bishat karpatiane fytafytas treguan se mllefi shqiptar vetëm sa shtohej kundër okupimit serbosllav të Kosovës, në mënyrë që ajo njëherë e përgjithmonë të çlirohet dhe që shqiptarët të vetëvendosin për të ardhmen e tyre.

Në programet për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe popullimin e saj me kolonët serbo malazezë, antishqiptarët Vasa Çurbilloviq, Ilija Garashanin, Rankoviq, Milosheviq etj. kaherë kishin bërë planet djallëzore duke e orientuar tehun ndaj kombit tonë deri edhe në shfarosjen fizike. Por ishin rinia shqiptare, në veçanti, dhe populli në përgjithësi, nuk lejuan të realizoheshin planet fashiste të kriminelëve serbo-çetnikë, duke u organizuar vazhdimisht për ta bërë të paqëndrueshëm prezencën e forcave okupatore në Kosovë dhe për çlirimin definitiv të saj deri në bashkimin përfundimtar kombëtar, siç ishte amaneti i dëshmorëve dhe është edhe vullnet i popullit tonë liridashës.

Kështu ndodhi edhe në demonstratat e 27 marsit të vitit 1989, me ç’rast demonstruesit sypatrembur dëshmuan se kur jemi të organizuar dhe të vendosur në kauzën tonë të drejtë, edhe pse përballë kishin një makineri të tërë forcash policore-ushtarake serbo sllave, e pajisur me armatimin më të rëndë, mund t’ia dalim. Pra, siç u pa në vazhdimësi gjatë përpjekjeve për kauzën tonë të madhe, u vërtetua se vetëm bashkimi bënë fuqinë, siç ndodhi edhe në përballje me një shtet artificial 22 milionësh të quajtur “Jugosllavi”. Demonstratat e ’89-ës sikur ato të ’68-ës, të ’81-shes, të ’97-ës ishin pararendëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe komandantit të shquar Zahir Pajaziti.

Dëshmori i kombit Ismet Krasniqi gjatë shërbimin ushtarak që shkoi më 1979, organizon edhe takime me bashkëmoshatarët shqiptarë për të diskutuar për rrugëdaljen e popullit shqiptar nga kaosi dhe padrejtësia, për çka edhe merret në pyetje dhe burgoset me urdhrin e oficerëve serbo-jugosllavë për të shijuar kështu 60 ditë izolim në burgun ushtarak të Karllovcit dhe të Zagrebit të Kroacisë, me ç’rast edhe ushtrohet dhunë ndaj tij. Ndërkohë që gjatë qëndrimit të satrapit Tito atje, Ismeti sërish arrestohet duke u mbajtur i izoluar.

Si u zhvillua demonstrata në Prishtinë

Ishte viti 1981. Ismet Krasniqi çdoherë prin në organizimet e demonstratave me të rinjtë e ilegales në lagjen ish-Vranjevci dhe më gjerë, duke vërshuar drejt qendrës së Prishtinës. Ishte i pranishëm edhe në organizimin e shumë demonstratave nëpër qytete tjera të Kosovës, si në ish-Podujevë (tani Besianë), Ferizaj etj. Në manifestimin e organizuar nga autoritetet komunale më 1982, Ismeti si një i ri entuziast dhe trim shqiptar e shqyen flamurin ‘jugosllav’ dhe, duke vrapuar, në të njëjtën shtizë e vendosë flamurin kombëtar shqiptar, për çka edhe arrestohet të nesërmen në vendin e punës dhe prapë dënohet me 60 ditë burgim, të cilat i vuan në burgun e Prishtinës, Ferizajt dhe Mitrovicës. Në lagjen ish-Vranjevci dhe në tërë qytetin e Prishtinës, ai prore është aktiv me afishe, parulla dhe thirrje për liri dhe ribashkimin e popullit shqiptar në një Shqipëri.

Në një fjalim të njohur gjatë një proteste të organizuar në Prishtinë, gjashtë muaj para se të bie dëshmor, Ismeti hapur dhe pa u hamendur, duke dëshmuar edhe njëherë trimërinë dhe patriotizmin e tij, në prani të forcave policore serbo-sllave kërkon Republikën për Kosovën, duke theksuar se gjaku i dëshmorëve të rënë do të jetë një bazament i fuqishëm në themelet e lirisë së saj.

Edhe fillimi i vitit 1989 Ismetin e gjen në aksionin për shpërndarjen e parullave dhe afisheve përmes të cilave i bëhet thirrje popullit për zgjim.

Më 22 mars 1989 Ismetin e marrin në të ashtuquajturën “bisedë informative” ku e kërcënojnë edhe me likuidim. Mirëpo ai nuk e ndal veprimtarinë atdhetare. Madje, ua thotë haptas inspektorëve të UDB-ës se nuk do të pushojë së vepruari për kauzën kombëtare shqiptare me asnjë çmim.

Ndërsa, më 26 mars, pra një ditë para demonstratave më të përgjakshme që kanë ndodhur ndonjëherë në Kosovë, ai sërish gjendet në krye të organizimit të demonstratave në Vranjevc, duke ftuar të rinjtë e kësaj lagjeje kryengritëse për një demonstratë edhe më të fuqishme të nesërmen kundër Serbisë okupatore që do të mbahej në Prishtinë.

27 mars 1989. Ndërsa gjendet në ballë të demonstruesve në qendrën e qytetit, duke iu prirë bashkë me shokë, diku rreth orës 15:10, Ismetin u munduan ta arrestonin nja katër inspektorë të UDB-ës. Mirëpo zhdërvjelltësia e tij bëri që ata mos t’ia arrinin. Masa e popullit e gatshme për të demonstruar kundër okupimit serb sa vinte e shtohej, e cila me të filluar demonstrata has në kordonët policorë serbo-jugosllavë, që provojnë të shpërndajnë turmën me ndërhyrje fizike dhe përmes gazit të shumtë lotsjellës. Në këtë përleshje mes demonstruesve duarthatë dhe policëve të armatosur deri në dhëmbë, Ismeti me shokë nuk ndalet duke u prirë masës dhe duke brohoritur për liri dhe fitore. Duke brohoritur për lirinë dhe Republikën e Kosovës me entuziazëm, është ora rreth 17:30 e të njëjtës datë, në rrëmujën e demonstratave që shkaktohej edhe nga të shtënat e armëve, ai nuk ndalet, por thërret duke ngritur dorën: “Përpara shokë deri në fitore!”. Dhe nga një autoblindë, dëshmori Ismet Krasniqi qëllohet me snajper nga një serbo-çetnik, duke rënë heroikisht në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë. Ideali i tij dhe i të gjithë dëshmorëve tjerë kurrë nuk do të harrohen, por do të kujtohet me pietet brez pas brezi. Ndërsa populli shqiptar ka për obligim që të bashkohemi dhe të jemi të vendosur në mënyrë që të sendërtojmë në vepër amanetin e dëshmorëve për pavarësi të plotë e sovrane dhe bashkimin kombëtar.

Në demonstratat e 27 dhe 28 marsit Kosovë ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë, si dhe u plagosën e u arrestuan qindra të tjerë, ndërsa vetëm në Prishtinë më 27 mars 1989 ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj, të cilët me të vërtetë në mënyrën më heroike ranë në fushën e nderit.

Post Views: 96
Tags: kosovaMilloshevici
Previous Post

Vuçiq: “Pa marrëveshje me Beogradin, Prishtina kurrë nuk mund të bëjë asgjë

Next Post

Brikena Muharremi në “Udhëtimi Im”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Brikena Muharremi në "Udhëtimi Im"

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.