Sipas Prokurorisë, të arrestuarit ishin pjesë e protestuesve dhe akuzohen për goditjen ndaj gjykatës dhe plagosjen e disa policëve
30 ditë paraburgim për personat të cilët morën pjesë në protestat e 4 korrikut. Sipas Prokurorisë, të arrestuarit ishin pjesë e protestuesve dhe akuzohen për goditjen ndaj gjykatës dhe plagosjen e disa policëve.
Kodi penal maqedonas parashikon burg nga 3 muaj deri në 5 vite, për pjesëmarrje në protesta, pengesë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe demolim të objekteve.
Në deklaratën e Gjykatës Themelore Shkup 1, thuhet se gjatë ditëve në vijim, pritet që të mbahet edhe seanca kryesore për përmbylljen rastit, për të cilën do të informohet edhe publiku. E.Memushi
















