Sot bëhen 17 vjet nga dita kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë.
Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar më 9 qershor mes forcave të NATO-s dhe ushtrisë jugosllave.
Me këtë marrëveshje fillon edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova.
11 Qershori është edhe ditë e çlirimit të Prishtinës. Për nder të kësaj dite, sot në kryeqytet do të ketë disa aktivitete./kosovapress















