Mos ndoshta shpeshherë gjendeni vetëm? Përveç disa të njohurve në punë apo në shkollë, nuk arrini të bëni dot miq të vërtetë? Kjo gjë ju mundon dhe nuk dini se si ta rregulloni? Nëse jeni të turpshëm ose sapo jeni transferuar në një qytet të ri, ne po ju pasqyrojmë disa sugjerime praktike për të ndërtuar miqësi të qëndrueshme dhe të gjata
Sipas disa sondazheve, pothuajse 100 për qind e të intervistuarve e konsiderojnë miqësinë të rëndësishme për kënaqësinë e tyre dhe ekuilibrin personal. Përse miqësia merr kaq shumë hapësirë në jetën tonë? Sigurisht, sepse ajo përfshin shumë ndjenja. Ajo është sinonim i komunikimit, i ndihmës reciproke, i besimit, i bashkëpunimit, kontribuon në ndërtimin e personalitetit të çdokujt dhe paraqet një fortesë të vërtetë kundër vetmisë, aspekt ky që e bën edhe më thelbësore miqësinë.
Dëgjoi të tjerët!
Çfarë duhet të bëni kur në të përditshmen tuaj mungon miqësia? Nëse njihni vetëm kolegë pune, nëse askush nuk ju fton në një festë dhe nëse kjo gjë ju trishton dhe dëshpëron thellësisht, është momenti që ta përmirësoni këtë situatë. Nuk është asnjëherë vonë për ta bërë këtë! Gjeni kurajën dhe mënyrën për të dalë dhe për të bërë miq. Para së gjithash, mos qëndroni vetëm në shtëpi. Dilni për të ecur, shëtitur, si dhe për të bërë aktivitete të ndryshme. Shoqatat dhe klubet sportive janë plot me njerëz që mezi presin të bëjnë miq të rinj. Pasi ta keni kaluar këtë fazë, ju takon juve që ta çoni “lojën” deri në fund. Vini në praktikë ndonjë rregull komunikimi bazë: kujtoni emrat e personave që takoni, evitoni kritikat ndaj tyre, bëjini më shumë komplimente dhe mbi të gjitha, dëgjoni personin tjetër kur ju flet, do të zbuloni shumë gjëra për të dhe për miqësinë që mbase dëshironi të krijoni bashkë.
Bëjeni ju hapin e parë!
E rëndësishme është që të jeni pozitivë, të qeshur dhe miqësorë. Thjesht tregoni anën tuaj më të mirë. Thojini vetes që nuk është e thënë që në zyrë të shkoni çdo ditë me humor të mirë, në mënyrë që kolegët të vijnë drejt jush me dëshirë. Pra, bëjeni ju hapin e parë: mund të takoheni kudo me njerëz. Kini besim në vete. Nëse keni lënë përshtypje të mira që në kontaktin e parë, një person që e keni takuar vetëm një herë do të dëshiroj sërish t’ju takojë.
Bëni ftesa
Të organizoni një aperitiv në shtëpinë tuaj me komshinjtë e rinj ose kolegët e punës, mund të jetë një pikënisje e mirë. Bëjini të lumtur, nuk ka gjë më të mirë sesa kjo gjë, për të mbajtur një raport të ngushtë me të tjerët dhe jepni kohë atyre: miqësia nuk lind me komandë! Fillimisht do të bëheni aleatë, më pas shokë dhe dalëngadalë miq. Ndërkaq është mjaft mirë që të pyesni se çfarë presin të tjerët nga ju dhe ju nga të tjerët. Nëse idetë i keni të qarta që në fillim se çfarë dëshironi dhe çfarë jo, raporti mund të jetë akoma më i mirë. Nëse jeni shumë kërkues, jini të qartë që të tjerët nuk do të kenë asnjë dëshirë për të ardhur drejt jush dhe për t’iu besuar. Jini elastike dhe të hapur. Besoji vetes tuaj dhe të tjerëve. Duhet të dini të eliminoni flakën e miqësisë. Në këtë mënyrë, pa e kuptuar, ju gradualisht do të zgjeroni rrjetin e dijes tuaj dhe do të bëni miq të vërtetë.
















