• Latest
  • Trending
  • All

Isë Boletini, si simbol i vizionit të bashkimit kombëtar

22/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Isë Boletini, si simbol i vizionit të bashkimit kombëtar

22/01/2016
in Lajme

Islam Lauka

Organizimi i veprimtarive të tilla si Akademia Përkujtimore, me rastin e 100 vjetorit të rënies së heroit Isë Boletini, është i nevojshëm dhe i dobishëm sepse ka disa vite që figurat dhe simbolet tona kombëtare janë vënë në shënjestrën e disa shqipfolësve që e heqin veten si “analistë” dhe “historianë”. Një ndër figurat e shënjestruara prej tyre është edhe ajo e Isë Boletinit.

Dy janë drejtimet kryesore të goditjes së heroit, të cilat u shfaqën hapur gjatë vitit të kaluar, me rastin e rivarrosjes së eshtrave të tij.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Goditja e parë erdhi nga ata që njihen si mohues të vlerave kombëtare dhe të historisë së shqiptarëve. Sipas tyre, Isë Boletini ka qenë një mercenar, i shitur te serbët, i cili ka punuar, jo për interesat e kombit, por për interesat e tij meskine. Në këtë kontekst, ai krahasohet me pushtetarët e sotëm, të cilët, siç dihet, në plan të parë, kanë interesat e veta dhe të klanit që përfaqësojnë.

Teza e mercenarizmit të Isë Boletinit, nuk u qëndron as fakteve historike as logjikës së shëndoshë. Studiuesi i shquar britanik, Noel Malkolm, pasi e hedh poshtë tezën e mësipërme, pikërisht për mungesë të fakteve, thekson se “nderi i tij nuk mund të blihej lehtë”.

Ndërkohë, logjika e shëndoshë thotë se në luftë kundër armikut kryesor, çdo lëvizje serioze kërkon aleatë, edhe midis fqinjëve. Është fakt i njohur historik që Isë Boletini ka marrë armë nga serbët. Pyetja që shtrohet është: kundër kujt i përdori këto armë? Faktet historike japin këtë përgjigje: fillimisht ato u përdorën kundër Perandorisë Osmane, por në tetor 1912 ato u përdorën kundër Armatës së Tretë Serbe, sepse Serbia u kthye në rrezik kryesor për trojet shqiptare. Ku qëndron mercenarizmi i Isë Boletinit? Duket se nga ky mëkat, vuajnë ata që e sulmojnë heroin tonë, pseudoanalistët mohues.

Nga sa sipër, mund të nxjerrim përfundimin që në vlerësimin e figurave historike duhet të nisemi jo nga raportet e tyre me këtë apo atë individ, por nga raporti i tyre me kombin dhe me perspektivën historike.
Në të dy këto raporte Isë Boletini del krejt i pastër-ai mbrojti trojet kombëtare dhe ishte në përputhje me perspektivën historike, pra pavarësimin e Shqipërisë.

Ndërsa, krahasimi i Isë Boletinit me pushtetarët e sotëm, veç të tjerash, ka dy mangësi: ndërkohë që, për heroin Boletini ekziston distanca e nevojshme kohore për të folur për të, pasi sot përkujtojmë 100 vjetorin e rënies së tij, për pushtetarët e sotëm nuk mund të flitet me objektivitet, pa hapur arkivat. Boletini i ka qëndruar kohës dhe arkivave, ndërsa pushtetarët e sotëm, kanë probleme me kohën në të cilën jetojnë dhe kam frikë se do kenë akoma më shumë probleme nesër, me hapjen e arkivave. Nga ana tjetër, Isë Boletini, Ismail Qemali, Hasan Prishtina kanë qenë idealistë. Për pushtetarët e sotëm idealizmi, duket, është krejt i huaj. Kjo është arsyeja që krahasimi i tyre është i pavend dhe i pamundur.

Goditja tjetër Isë Boletinit i erdhi nga kumbarët e “kombit kosovar”, një grusht zhurmaxhinjsh, të vetëshpallur si historianë, antropologë, politologë, “të mbërrimë”, të cilët, jo vetëm nuk kanë asnjë gradë apo titull shkencor, por nuk kanë as formimin bazë në këto shkenca. Fallxhorët e “kombit të ri”flasin jo për shqiptarin Isë Boletini, por për kosovarin Isë Boletini, duke e parë atë si pjesë të identitetit kosovar, krahas Pjetër Bogdanit, Lekë Dukagjinit, Hasan Prishtinës, Adem Jasharit, Ibrahim Rugovës.

Xhuxhat e kombit të sajuar kosovar mendojnë se duke u përpjekur për ta futur Isën në kotecin e tyre të “kombit kosovar”,ata vetë mund të transformohen nga xhuxha, në viganë si Isa dhe, pse jo, në “baballarë kombi” si ai. Ata harrojnë se Isë Boletini ka jetuar në kulla të mëdha prej guri. Ata harrojnë se Isë Boletini është në mesin e baballarëve të kombit, por jo të ndonjë kombi të shpikur, por atij që ekziston realisht, të kombit të madh e vital shqiptar. Këtë e ka dëshmuar me gjakun, por edhe me fjalët e tij: “unë jam mirë kur është mirë Shqipnia”; “unë kam ngritë krye për hakin e Shqipnisë”.

Nga ky këndvështrim, nuk ka fare rëndësi se ku prehen eshtrat e tij, në Vlorë, në Boletin apo në Qafë të Çakorrit, sepse ai prehet në tokën e vet. Ai u përket të gjitha trojeve shqiptare, ai i përket gjithë kombit shqiptar. Si i tillë, Isë Boletini është simbol i vizionit të bashkimit kombëtar.

Së fundi, midis shumë mësimeve të tjera, mendoj se në situatën aktuale duhet të nxjerrim dy mësime kryesore nga jeta dhe vepra e Boletinit: së pari, nisur nga fakti që Isë Boletini me bashkëluftëtarët e tij kanë krijuar Gardën e parë Kombëtare të Shqipërisë, menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë, klasa politike e Kosovës, pozita dhe opozita, duhet të përshpejtojnë hapat për krijimin e forcave të armatosura të vendit. Pas tetë vjetësh pavarësi, është e pafalshme që kjo çështje të zvarritet më tej. Domosdoshmëria e forcave të armatosura diktohet nga qëndrimi i pandryshueshëm i Beogradit kundër Pavarësisë së Kosovës, duke e konsideruar atë, me Kushtetutë, si pjesë të saj; ajo diktohet nga zhvillimet gjeopolitike në rajon dhe jashtë tij (ndërhyrja ruse në Ukrainë); domosdoshmëria e tyre diktohet edhe nga proceset integruese euroatlantike. Ȅshte iluzion të mendohet anëtarësimi në NATO, pa patur forcat e tua të armatosura.

Mësimi tjetër është: zhvillimi dhe konsolidimi i frymës së bashkëjetesës dhe tolerancës etnike fetare, si pjesë e identitetit kombëtar shqiptar. Ȅshte fakt historik se Boletinët kanë dhuruar tokë për manastirin serb në atë zonë dhe se e kanë mbrojtur atë, ashtu siç e kanë mbrojtur shqiptarët Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës etj. Në një kohë të histerisë albanofobe, siç është kjo e sotmja, kur shqiptarët po etiketohen si xhihadistë, terroristë, fundamentalistë etj, Isë Boletini, na vjen në ndihmë, edhe në këtë drejtim, me jetën dhe veprën e vet.

Previous Post

Po sikur ta japim të gjithë shtetin me koncesion?

Next Post

Ikin amerikanët/ Skanimi në dogana tani nga ortakët shqiptarë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ikin amerikanët/ Skanimi në dogana tani nga ortakët shqiptarë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.