• Latest
  • Trending
  • All

11 raste kur Rama del në rrëfimin, që çon në burg Charles McGonigal

23/09/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

11 raste kur Rama del në rrëfimin, që çon në burg Charles McGonigal

23/09/2023
in Aktualitet

Marrëveshja mes prokurorëve amerikanë dhe ish-shefit të diskretituar të FBI-së, Charles McGonigal është arritur në hartimin e një dokumenti ku përshkruhen detaje nga vizitat e tij në Shqipëri, kontaktet me kryeministrin Rama, politikanë të tjerë, biznesmenë, nisja e hetimeve për lobistin e Bashës, interesi për licensat e naftës etj.

Kuptohet se nga takimi i parë në Tiranë e deri te prangosja në SHBA, marrëdhënia e McGonigal me Edi Ramën ka qenë kyçe, pasi qëllimi i shefit të FBI-së ishte të bënte para, për të përballuar jetën paralele me të dashurën e tij në New York, apo për pagesat e shtrenjta të kolegjit të fëmijëve, ndërsa shumë shpejt ai priste të dilte në pension.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në akt-padinë e prokurorisë amerikane, Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë përmendej 14 herë për të shpjeguar veprimtarinë e McGonigal, ndërsa në marrëveshjen që ka firmosur vetë i pandehuri, Rama përmendet 11 herë të tjera.

Hera e parë që togfjalëshi “kryeministri i Shqipërisë” përmendet në prezantimin e Dorian Duçkës, që përveçse përfaqësues i një konglomerati kinez, ishte edhe këshilltar i jashtëm i Ramës, i pajisur me pasaportë diplomatike nga kryeministria.

Hera e dytë, tretë dhe katërt që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” është për takimin e famshëm në kryeministri, kur McGonigal i kërkon të largojë një kompani nafte që ka lidhje me rusët dhe t’i japë licencë një tjetre. Siç provojnë dokumentat, më vonë, McGonigal u bë ortak me personin që ishte administrator në kompaninë e naftës që përfitoi nga takimi i tij me Ramën.

Hera e pestë që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dokumentin e firmosur nga McGonigal është një kujtesë që bëjnë prokurorët amerikanë për të thënë se ish-agjenti i FBI-së ruajti një marrëdhënie të qëndrueshme me Edi Ramën, ndërsa ndërmerrte veprime në favor të tij.

Hera e gjashtë që përmendet në dosje “kryeministri i Shqipërisë” është për të treguar faktin se McGonigal i mbajti të fshehta takimet me të. Kur u kthye në SHBA, ai refuzoi të kryente deklarimet siç ia impononte ligji.

Hera e shtatë që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dosjen ku McGonigal pranon akuzat është për të treguar se atij iu kërkua të niste hetime për lobimin e një partie që nuk ishte ajo e Ramës, pra që i takonte opozitës së Shqipërisë.

Hera e tetë që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” është për një darkë që ai konsumoi bashkë me McGonigal në  New York.

Hera e nëntë që “kryeministri i Shqipërisë” përmendet në dosje është fakti se McGonigal nuk deklaroi në FBI darkën me Ramën, vepra penale për të cilën ai rrezikon deri në 5 vjet. Në dosje është rënë dakort të shtohet se në darkë nuk u bënë biseda politike.

Hera e dhjetë që “kryeministri i Shqipërisë” del në dosje është për të saktësuar se materialet me të cilat Agron Neza furnizoi hetimin e FBI-së për lobimin e Bashës dolën nga kryeministria. Ky është një nga momentet kyçe të dosjes, që shpjegon shumë për atë që ndodhi në Shqipëri pas vitit 2017.

Hera e fundit që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dosjen e firmosur nga McGonigal është një darkë tjetër në New York, ku ishte i pranishëm e Lu Bladel, paraardhësi i McGonigal në pozicionin e tij në FBI. Dy muaj pas kësaj darke, kompania ku punon Lu Bladel firmosi një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të luftuar evazionin fiskal, që nuk dihet se sa ka kushtuar.

Ajo që dihet është se për një nga këto darka, ish e dashura e McGonigal, Alison Gerrero rrëfeu se ish-shefi i FBI-së i tha se kishte kushtuar 10 mijë dollarë.

Edi Rama ka mohuar se ka pasur një marrëdhënie ekstra-ligjore me Charles McGonigal. Kryeministri i Shqipërisë thotë se nuk ka folur konkretisht për licenca nafte me të, ndërsa e pranon tërthorazi se ka dhënë materialet për nisjen e hetimit për lobimin e Lulzim Bashës në SHBA.

“Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA-të, është çështje e tij” ka thënë Rama, kur është pyetur për marrëdhënien me Charles McGonigal.

Në fakt, duke pasur parasysh qëllimet e Mcgonigal për të bërë para në Tiranë, kuptohet se miqësia me Ramën i është dashur medoemos, edhe duke shfrytëzuar pozicionin që kishte, për ta përdorur FBI-në për presion mbi opozitën shqiptare.

Për miqësinë e të dyve u interesua edhe gjykatësja amerikane, Colleen Kollar-Kotelly. Zëri i Amerikës raportoi se kur e pyeti të pandehurin nëse kishte ruajtur një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe Dorian Duçkën, ai u përgjigj shkurt: Po! /Lapsi.al

Post Views: 68
Previous Post

Në Uashington McGonigal e pranoi fajin, në Tiranë faji mbeti kopil

Next Post

Kurti: Janë 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave tona, i ftoj të dorëzohen

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kurti: Janë 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave tona, i ftoj të dorëzohen

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.