• Latest
  • Trending
  • All

Në Uashington McGonigal e pranoi fajin, në Tiranë faji mbeti kopil

25/09/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në Uashington McGonigal e pranoi fajin, në Tiranë faji mbeti kopil

25/09/2023
in Aktualitet

Andi Bushati

Pranimi i fajit përpara një gjykate në Uashington, nga ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal, është si ajo historia e gotës që mund ta shohësh ose gjysmë bosh, ose gjysmë plot.

Të parët mund ta vënë theksin në pikën se marrëveshja e arritur mes prokurorëve dhe avokatëve, do të bëje të pamundur qëmtimin e episodeve, detajeve dhe fakteve që do të ofronte një proces i rregullt. Për shkak të saj, ne ndoshta nuk do të marrim vesh asnjëherë, se kur u fol për herë të parë mes ish agjentit dhe Ramës për një plan të përbashkët për shkatërrimin e opozitës, se cila ka qenë shifra e plotë që ai mori për të hetuar fabulën e fabrikuar në Tiranë, për financimin me para ruse, apo se cilia ka qenë natyra e asaj “lidhjeje të papërshtatshme” me kryeministrin shqiptar, që konsumohej përmes bisedave në aplikacionin Viasat, ashtu siç rrëfeu Alison Guerrerro, e dashura ilegale e Mcgonigal.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por, pavarësisht se pranimi i fajësisë dhe mosvazhdimi i procesit mund ti varrosë përgjithmonë një varg imtësish, që do mbanin gjallë kërshërinë e gazetarëve, luftën e opozitës dhe vuajerizmin e publikut, ai ka dhe anën e vet, të gotës gjysëm plot. Mbetja e disa të dhënave në hije, nuk e zbeh aspak faktin se bashkë me McGonigal, në të njëjtin krim, ka qenë i përfshirë edhe kryeministri shqiptar. Deklarata e pranimit të fajit para gjykatës, ku Edi Rama është një personazh kryesor, pranon, as më pak dhe as më shumë, atë që shkruante New York Times, në investigimin e tij, se “McGonigal ndërmori hapa në favor të Ramës” për të goditur opozitën. Kjo u konfirmua edhe këtë të premte, nga pyetja që gjyqtarja Colleen Kollar-Kotelly i bëri në proces ish agjentit të FBI. Ai pranoi para saj se kishte vënë në lëvizje prokurorinë amerikane për çështjen e lobimit me para ruse të opozitës.

Por, për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtij pohimi, pra se si u bë McGonigal, pjesë e një skenari politik për goditjen e kundërshtarëve të Edi Ramës, është e nevojshme ti rikthehemi pak kronologjisë së ngjarjeve, që Lapsi.al e ka investiguar me detaje.

Aty vërehen përkime të frikshme, në data, mes pagesave që merr ish agjenti dhe lëvizjeve që ai bën kundër PD dhe Lulzim Bashës.

Në 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟮𝟬𝟭𝟳, McGonigal i kërkon borxh shqiptaro amerikanit Agron Neza. Në 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 të dy udhëtojnë drej Trianës dhe priten nga Rama. Menjëherë pas kësaj, McGonigal, paguhet me të paktën 225 mijë USD.

Pas dhënies së dollarëve në 𝗻𝗲𝗻𝘁𝗼𝗿 të tre takohen përsëri në Tiranë. Menjëherë fillon dhënia e dokumentave me burim nga kryeministria, kundër opozitës. Këto materiale që servireshin nga Neza dhe këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka, i jepen FBI-së. Duçka paguan edhe shpenzimet për dëshmitarët që dëshmojnë për FBI-në lidhur me këtë ngjarje dhe kjo i mbahet e fshehtë këtij institucioni. Në 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁 𝟮𝟬𝟭𝟴, hapet hetimi zyrtar kundër lobistit Nik Muzin që kishte marrë nga basha mbi 600 mijë dollarë.

Pra pyetja që shtrohet është e thjeshtë, pse dy biznesmenë, në punë të tyre, do paguanin nga xhepi i vet, për të luftuar opozitën? Pse qëllon “rastësisht” që njëri prej tyre është edhe këshilltar i Ramës dhe furnizohet me dokumenta nga kryeministria? Pse pagesa 225 mijë USD kryehet pasi McGonigal takohet me kryeministrin dhe pse hetimi kundër opozitës nis menjëherë sapo ai ka marrë parëtë?

Këto gjashtë muaj, mes shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018, janë një dëshmi ulëritëse se regjimi shqiptar ka korruptuar zyrtarin më të lartë të FBI, të akuzuar ndonjëherë për tradhëti kaq të lartë.

Prandaj alibia e idhtarëve të gotës gjysëm bosh, që kërkojnë ende prova të tjera për tu bindur është e pa vlerë. Drejtësia e amerikane e bëri punën e saj. Ndonëse me një marrëveshje qv varrosi shumë detaje, ajo e detyroi McGonigalin, ta pranojë fajin se i mbajti të fshehtë institucionit ku punonte, marëdhënien okulte që krijoi në këtë vend.
Ndërsa drejtësia shqiptare, e dizenjuar nga amerikanët, as denjon të merrret më këtë krim të kryer në sy të të gjithëve. Ajo preferon ta lërë fajin kopil, duke mbajtur në fuqi praktikat e një vendi të korruptuar, që ndonëse pretendonte ta bënte SPAK-un dhe BKH-në, si FBI, qe i aftë të “shqiptarizonte” edhe agjentët më të spikatur të kësaj të fundit./ Nga Lapsi.al

Post Views: 81
Previous Post

A e prek ‘vetëfajësimi’ i McGonigal, Edi Ramën?

Next Post

11 raste kur Rama del në rrëfimin, që çon në burg Charles McGonigal

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

11 raste kur Rama del në rrëfimin, që çon në burg Charles McGonigal

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.