• Latest
  • Trending
  • All

10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion – Nga Lutfi Dervishi

16/04/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion – Nga Lutfi Dervishi

16/04/2023
in Aktualitet

10.

Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën, gjithkush thuajse e di se çfarë kanë për të thënë. Ata që i ftojnë nuk presin prej tyre analiza të thella, komente të balancuara, apo pikëpamje interesante. Jo, ata janë ftuar për të bërë “skandal”, për të bërë sherr me njëri-tjetrin dhe për të tërhequr vëmendjen që prodhon klikime, e klikimet para për pronarët.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

9.

Ata që juve ju duken burime informacioni, janë njerëzit më të painformuar në vend. A e keni vënë re ndonjëherë se si disa palaço duket se kanë një mendim për pothuajse çdo gjë, madje edhe kur ata nuk e kanë idenë se për çfarë po flasin? E keni vënë re se përdorin 200-300 fjalë dhe duket sikur kanë shpikur rrotën? Provoni t’i pyesni për diçka që shkon përtej patetizmave.

Totalisht të pasjellshëm. Fyejnë të ftuarit, fyejnë drejtuesin/drejtuesen e programit, por mbi të gjitha fyejnë shikuesit dhe dëgjuesit. Këta qenie janë të aftë për të treguar mungesë totale respekti për njerëzit që kanë rreth vetes.

Unë, unë, unë… Janë të interesuar vetëm për të promovuar veten dhe me këtë gënjejnë njerëz duke u hequr si avokatë/ekspertë/inxhinierë/mjekë. Janë aty për t’u rrymbyer kohën të ftuarve të tjerë dhe sigurisht edhe shikuesve.

6.

Betejë për vëmendje. Nuk vrasin kurrë mendjen se çfarë thonë, sepse qëllimi është vetëm të shihen, të jenë të pranishëm në çdo ekran dhe gjëja e fundit që u intereson është: Tema për të cilën janë ftuar të flasin.

5.

Sherrxhinj. Ata gjithnjë bëjnë deklarata nxitëse me qëllim ngjalljen e urrejtjes. Nuk ka asnjë rast që të flasin për dialog, paqe dhe mirëkuptim.

4.

Të papërgjegjshëm. Kur ata bëjnë deklarata të tipit “kodra pas bregut” ose kur përhapin rrena apo konspiracione, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për ato që thonë. Nuk ka asnjë rast që të kenë bërë prapaktheu për gabimet ose të kenë pranuar se “parashikimet” e tyre nuk kanë dalë pavarësisht kostos publike që kanë dhënë.

3.

Janë të dëmshëm. Disa nga këta palaço nuk janë thjeshtë të bezdisshëm ose fyes, janë edhe të rrezikshëm pasi me sajesat dhe idiotësitë e tyre mund të shkaktojnë dëm tek të tjerët.

2.

Të mërzitshëm. Po bëhen të mërzitshëm se po u ngjajnë “deleve që i qeth një bari”. Megjithëse nuk ngjajnë nga pamja, duket sikur lexojnë të njëjtin tekst. Riciklojnë veten pa thënë asgjë të re dhe interesante. Madje risjellin histori të së shkuarës duke e vendosur veten në ngjarje që do të donin të kishin qënë për të bërë kthesat e mëdha të politikës a medias.

Dhe arsyeja numër një pse producentët televizivë duhet të mendojnë dy herë përpara se të ftojnë palaçot në studio:

1.

Janë qesharakë. Po, madje as për të qeshur nuk bëjnë aq shumë sepse kufiri mes komikes dhe tragjikes është neveria. A nuk është koha për të rinovuar studiot televizive?

Dhe e fundit, ju që i ftoni mos mendoni se talleni me ta. Rusët kanë një fjalë të urtë: nëse fton në vallëzim ariun, është ariu që vendos se kur do të mbarojë tangoja.

© Lutfi Dervishi

Previous Post

Abazoviç: Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model për Kosovën

Next Post

Reportazhi i “The Mirror”: Shqiptarët ikin nga varfëria

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Reportazhi i “The Mirror”: Shqiptarët ikin nga varfëria

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.