• Latest
  • Trending
  • All

1 milion e 500 mijë euro për të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale

31/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

1 milion e 500 mijë euro për të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale

31/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se  Ligji për Buxhetin për vitin 2017,  është buxhet zhvillimor dhe reflekton programin qeverisës të koalicionit, që shpreh përcaktimin për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mustafa tha se pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale. Një pjesë e buxhetit është siguruar nga huadhënia nga institucionet ndërkombëtare  dhe një pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP ja.

Mustafa po ashtu theksoi se Qeveria do të mundohet që këtë buxhet ta realizojë maksimalisht dhe se ai do të shpërndahet ne mënyre proporcionalë, sa i përket ministrive dhe komunave.

“Ky buxhet si i tillë është buxhet zhvillimor dhe reflekton drejtpërsëdrejti programin qeverisës të koalicionit. Do të thotë është buxhet i qeverisë së koalicionit, që shpreh përcaktimin tonë për zhvillim ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe ruajtjen e stabilitetit  makroekonomik dhe stabilitetit fiskal brenda vendit. Pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale. Një pjesë e këtij buxheti është siguruar nga huadhënia e jashtme mbi bazën e marrëveshjeve që ne kemi me BERZH, bankën evropiane për investime. Mjete që do ti sigurojmë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe një pjesë të mjeteve nga mjetet që lirohen nga AKP-ja…Buxheti prej rreth 2 miliard euro siguron që investimet kapitale për vitin e ardhshëm t’i kemi me të mëdha përfaërishst 50 për qind më shumë se që kemi pasur këtë vit”, tha  Mustafa.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

E ministri i Financave Avdullah Hoti i cili prezantoi para kabinetit qeveritar këtë projektligj, tha se  ka të dhëna inkurajuese në lidhje me rritjen ekonomike dhe ambientin e  përgjithshëm ekonomik.  Sipas tij viti 2016 pritet të përmbyllet me rritje ekonomike prej 4 përqind,  ndërkaq për 2017 rritja ekonomike pritet të shkoj në 4.4 përqind. Ndërsa tha se dy objektiva kryesore  që kanë pasur parasysh gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin 2017, janë mbajtja e shpenzimeve rrjedhëse nën kontroll dhe krijimi i hapësirës për shpenzime kapitale.

Hoti tha se në buxhetin e vitit 2017 për veteranët e luftës   është paraparë buxhet  deri në 50 milionë euro.  Sipas Hotit, investimet që parashihen me këtë projektbuxhet janë kryesisht në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe infrastrukturën rrugore.

“ Për veteranët e luftës ne kemi paraparë buxhetin prej 38 milionë. Ndërsa për invalidë dhe invalidë- veteranë të luftës 12 milionë euro. Ky buxhet është i dakorduar me FMN-në. Javën e ardhshme Fondi është në Prishtinë dhe pres të arrijmë dakordim përfundimtar me ta. Sa i përket buxhetin e komunave, komunat marrin 25.5 përqind të të hyrave të përgjithshme të Qeverisë…Ky buxhet është në linjë të plotë me objektivat që ka qeveria për rritje të qëndrueshme në fushën ekonomike dhe për të mbajtur qëndrueshmërinë fiskale të saj”, tha Hoti.

Lidhur me ndarjen e buxhetit pati vërejtje ministrja  Edita Tahiri, sipas të cilës  nuk mjafton për Ministrinë që ajo përfaqëson.

“Unë vetëm desha të bëj me dije, që  buxheti që është paraparë me Ministrinë pa Portofol, është i njëjtë sikur vitin e  kaluar. Dhe vet e kemi parë që nuk është i mjaftueshëm. Prej kohës kur ka filluar dialogu i Brukselit, ka qenë një parim që është akordu një buxhet dhe gjatë vitit janë bërë shtesa. Sivjet kemi pasur vështirësi për një shtesë dhe atë nuk është e mjaftueshme. Ministria pa portofol e ka emrin pa portofol, por nuk e besoj që është pa portofol, është një portofol i madh në këtë ministri”, tha Tahiri.

Projektbuxheti i viti  2017 u aprovua me propozimet shtesë nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të ndarë  1.5 milion euro për fondin për  mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale dhe 500 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme për blerjen e Ambasadës së Kosovës në SHBA.

Qeveria po ashtu miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e kodit të procedurës penale. Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha tha se hartimi i këtij projektligji është bërë në koordinim me akteret relevant dhe prokurorinë speciale dhe është në funksion të një shteti ligjor.

“Përmes këtij projektligji me të cilin do të ndryshohet dhe plotësohet Kodi i Procedurës Penale, ka të bëjë me mundësinë e zgjerimit të afatit për zhvillim të hetimeve, për kategori të caktuara  të veprave penale. Një zgjerim i afatit për zhvillim të hetimeve do të bëhet për veprat penale, ndjekja e të cilave nuk parashkruhet. Pra veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare duke përfshirë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe vrasjet e rënda”, tha ajo.

Qeveria po ashtu miratoi  nismën për lidhjen e  marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve për shkëmbim të informacionit për verifikimin e terrorizmit.

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni tha se kjo marrëveshje e propozuar nga SHBA, e e cila do të lidhet midis Qendrës për skanimit të terroristëve dhe Policisë së Kosovës.

“Me këtë marrëveshje synohet këmbimi i informacionit në kohë të shpejtë, informacione të sakta në të dyja drejtimet. Kosova është ndër pak vende që do ta ketë një marrëveshje të tillë dhe kjo do ta ndihmonte Kosovën, në plotësimin përkatësisht grumbullimin e informacionit, në sfondin e informatave për terroristët e mundshëm që mund ta kërcënojnë ose rrezikojnë edhe vendin tonë“, tha Hyseni.

Buxheti prej rreth 2 miliardë eurosh rezulton që investimet kapitale të jenë rreth 50 për =qind më të mëdha.

Deficiti buxhetor parashihet të jetë 1.5 për qind me i ulët se sa lejon FMN –ja, ndwrsa  buxheti do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sa i përket Ministrive dhe Komunave.

Tags: albanian
Previous Post

Indi, Nju Delhi mbulohet nga reja e smogut, zemërohen banorët

Next Post

Komuna e Prishtinës: Do të bashkëpunojmë me Shoqatën e të Burgosurve Politik

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Komuna e Prishtinës: Do të bashkëpunojmë me Shoqatën e të Burgosurve Politik

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.