Gjuriq ka thënë, se po rrezikohen të drejtat e serbëve në Kosovë, ndërsa është shprehur, se përgjegjësinë më të madhe për këtë e ka bashkësia ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Ai më tutje për RTS-në ka thënë, se kjo gjende do të vazhdon deri sa të Evropa të reagojë ndaj deklaratave të shqiptarëve që rrezikojnë stabilitetin e rajonit, por më së shumti kërcënojnë Serbinë.
Ndryshe nga pala serbë e cila është e përkushtuar në bisedime, përfaqësuesit shqiptarë në Prishtinë, për momentin nuk po pëlqejnë diçka të tillë, pasi edhe rasti Haradinaj pati ndikim ku Kuvendi i Kosovës miratojë një rezolutë ku u pezulluan bisedimet, ka thënë Gjuriq.
Më tutje, ka ai ka vlerësuar se edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk kanë thënë se duhet të vazhdojnë bisedimet.
Gjuriq, ka thënë se Serbia përveç normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, nuk do ta njeh kurrë pavarësinë e saj, por siç ka thënë ai, deklaratat e zyrtarëve kosovarë se një gjë e tillë do të ndodh janë duke u përdorur për punë të brendshme.






















