“Nuk ka asgjë të keqe nëse Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, flet për zgjedhje të parakohshme”.
“Por, Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018, e deri atëherë kemi shumë probleme për të zgjidhur – punësimin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin”.
Grainca tha se edhe po të ketë zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme në çdo kohë t’i nënshtrohet një procesi zgjedhor.
“Ne e pranojmë garën zgjedhore dhe nuk frikohemi. Ne jemi parti serioze. Nuk i ikim procesit zgjedhor”.
“LDK është e gatshme për çdo variant”.
Të kujtojmë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa i cili njëherit është edhe kryetar i LDK-së tha se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë dhe se ato do të mbahen sipas periudhës ligjore të përcaktuar, në vitin 2018.






















