Në komunikatë është thënë se Inspektorati i kësaj ministrie, “gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale”.
Si pasojë e këtyre neglizhencave, thuhet në komunikatë, “janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilëve u është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake”.






















