Shala e ka konfirmuar për lajmi.net se sot do të bëhet pjesë e PDK-së, ku edhe do të mbahet një konferencë në ora 13 e 30.
Shala, që ka qenë për një kohë të gjatë edhe në gazetari, është pjesmarrës në shumë procese që kaloi Kosova.
Ai ka qenë edhe pjesë e delegacionit në Rambuje. Shala po ashtu ka mbajtur postin koordinator i bisedimeve me Serbinë.






















