Ndërkohë që nga hedhja e anti tankut mësohet të jenë dëmtuar edhe disa vetura të zyrtare të parkuara në oborr.
Në pjesën ku është sulmuar Kuvendi i Kosovës, gjendet edhe zyra e Presidentit Hashim Thaçi.
Ndërkohë, supozohet që objekti i Kuvendit është sulmuar me një granatë dore, më saktësisht kati i katërt i Kuvendit.
Ndërkaq, Policia e Kosovës kanë deklaruar se nuk ka të dyshuar, por hetimet do të vazhdojnë.























