Ja postimi i plotë:
“Bashkë me nënkryetarin e Komunës së Skenderajt z.Fadil Nura dhe bashkëpunëtorët e MSH-së,Komunës dhe QKMF -së, sot pranuam një donacion prej 2000 njësi me paisje e produkte medicinale.
Me këtë rast e falenderoj donatorin, Klinikën Universitare të Jenës në Gjermani, shoqatën ICSI, falë angazhimit të tyre, Ministrisë së Shendetësisë dhe Komunës së Skenderajt, kjo ndihmë do ta lehtësoj punën e personelit shëndetësor dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët!
Respekt e admirim për punën e palodhshme për z.Mixhen Krasniqi dhe kolegën tonë znj. Jeta Statovci!”, shkruan ai.























