Shtypi zviceran ka vënë në shenjëstër Shaqirin, Xhakën, Xhemailin, Behramin dhe Mehmedin
Pa ta Zvicra nuk do të ishte sot këtu. Nëse helvetëve u heq bërthamën shqiptare ata shndërrohen nga një skuadër e fortë në një nën nivelin mesatar dhe padyshim që të kualifikoheshin në një Kupë Bote apo europian, do të ishte thuajse e pamundur.
Por, pavarësisht kësaj, shtypi zvicerian, gjen kohën që të tallet me shqiptarët që Otmar Hicfeld ka marrë me vete në Brazil. Gazeta “20 minutes” e ka kthyer kritikën në sulm tallës, ndërsa publikon një karikaturë të përfaqësueses helvete në gjendje të përgjumur dhe me një himn të ri në gjuhën shqipe, që duhet të zëvendësojë himnin e zyrtar të Zvicrës. “Dilli del në bregjet tona, për me u que prej gjumi mirë”.
Por në Zvicër harrojnë se nga katër golat e shënuar deri më tani, 3 janë me autorësi shqiptare, ndaj duhet ta kërkojnë të keqen e tyre gjetkë! Jeton Selimi