Këta janë njerëz e kanë braktisur procedurën e azilit pa e informuar Sekretariatin e Shtetit për Migrim (SEM), thekson zëdhënësi i Sekretariatit, z. Martin Reichlin.
Shumica e këtyre largimeve të pakontrolluara bëhen nga kërkuesit afrikanë të azilit, në veçanti nga Eritreja (801), Gambia (792), Nigeria (716), Guinea (508), Algjeria (504) dhe Somalia (494).
Arsye të ndryshme mund t”i çojnë emigrantët që ta ndalin procedurën e azilit pa i njoftuar autoritetet. Bëhet fjalë për persona që e dinë se kërkesa e tyre do të refuzohet ose që dëshirojnë të bashkohen me të afërmit e tyre në një vend tjetër, shpjegon z. Reichlin.
Jo më shumë persona «pa dokumente»
Pavarësisht rritjes së braktisjeve të pakontrolluara, numri i emigrantëve pa dokumente nuk është rritur megjithatë. “Ne supozojmë se këta aplikantë largohen nga Zvicra”, shton zëdhënësi i lartpërmendur.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2016, më shumë se 4.800 nisje të pakontrolluara ishin regjistruar. SEM ka vlerësuar se këta emigrantë kanë vazhduar udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.























