Në mesin e viktimave të regjistruar në Turqi është edhe 25-vjeçari Sahin Akdemir.
Flakët që kanë përpirë vendin i kanë marrë jetën disa personave deri tani.
I riu ka qenë gjatë gjithë kohës duke ndihmuar forcat zjarrfikëse, por më pas ka gjetur vdekjen.
Dy ditët e fundit ai u kishte dërguar ujë zjarrfikësve me motorin e tij dhe në postimin e fundit para së të humbiste jetën, ai kishte bërë thirrje që ata të ndihmoheshin.
I riu gjatë rrugës për të çuar ujë tek zjarrfikësit thoshte: Vazhdoni të çoni ujë, Zoti na i pranoftë veprat tona të mira!
Trupi i pajetë i Akdemirit u dërgua në morgun e Spitalit Shtetëror Marmaris.



















