“Kemi përparime në negicioatat për Qeverinë, me tre partitë shqiptare, por është herët të thuhet nëse do të ketë marrëveshje për Qeveri me tre partitë tjera shqiptare, BDI, Aleanca dhe BESA. Takimi i radhës është nesër, nëse Kongresi i LSDM-së kryhet sipas kohës së parashikuar, nëse jo vazhdojmë të dielën, Por, duhet të angazhohemi që të dielën t’i përfundojmë negociatat:, theksoi Zaevi.
Ai theksoi se qytetarët presin me padurim për formimin e Qeverisë reformuese, dhe se të hënën do të kemi rezultatin përfundimtar nga negociatat mes shumicës parlamentare.























