• Latest
  • Trending
  • All

Zogu i Blendit

10/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Zogu i Blendit

10/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion
Por meqënse Zogut tim nuk i rri bytha rehat po s’vuri në dukje ndonjë lapsus a gabim, ja disa lajthitje nga libri i fundit i Zogut të Blendit.

Edison Ypi

Zogu i Blendit që doli këto ditë në qarkullim po provon se Fevziu është një zogolog me vlerë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Por jo më i madhi. Më i madh zogolog shqiptar dhe botëror është një tjetër, Lasgushi, i cili Zogut të vet i ka kushtuar vargjet monumentale;

Psherëtin më zë të tij

Jet’ e trembur se mos vdesi.

Prej të cilave vargje, siç del qartë, Zogu i Lasgushit vetëm sa i ka dhënë në përdorim zërin e vet Jetës së të tjerëve për të psherëtirë nga frika se mos vdesi, ndërsa vetë Zogu i Lasgushit nuk ka frikë nga asnjë vdekje.

Një tjetër zog, të cilit, me sa thonë, zogun nuk e përdor, Robert Elsi, vargjet e sipërpërpërmendura të Zogut të Lasgushit, i ka përkthyer kështu;

Letting out a faint sigh,
Frightened to leave this life

Pra Zogu i Elsit, Zogun e Lasgushit ja ka përcjellë botës anglishtfolëse katastrofikisht të përmbysur, duke e paraqitur sikur Zogu i Lasgushit qan nga frika se mos vdesi vetë, çka është një përdhosje e pashoqe e zogjve dhe zogologjisë shqiptare për të cilën Elsi ekzekutimin me tytën e kobures brenda në gojën plot me bukë e mish e ka pak.

Po ashtu si letërsia fictionare që lyp pak dokumentim, edhe letërsia dokumentare si kjo që praktikon Zogu i Blendit, kërkon pak artisticizim, stil.

Zogu i Blendit shkruan sikur flet në televizion. Çka është shumë mirë. Tregon se Zogu i Blendit nuk e tradhëton Fevziun e Opinion-it, dhe po ashtu si Zogu i Lasgushit, për jetët e të tjerëve, psherëtin, ndonjëherë edhe qan, dhe frikë nuk ka.

Por meqënse Zogut tim nuk i rri bytha rehat po s’vuri në dukje ndonjë lapsus a gabim, ja disa lajthitje nga libri i fundit i Zogut të Blendit.

Që në “Dedikim” Zogu i Blendit thotë se po ashtu si Zogu i Napoleonit dhe Zogu i Ahmetit, edhe Zogu i Blendit, asgjë të kësaj bote nuk e konsideron të pamundur. Gjaku kolonjar nga nëna, dhe asnjë rrethanë tjetër favorizuese, nuk e justifikojnë dot këtë çartje paralelizuese autoreferenciale.

Pak më tej Zogut të Blendit i ka rrëshqitur një batërdi kronologjike;

“Ishin orët e para të mëngjezit, ose herët në mëngjez, ose dhe drekë”, dëshmitarët janë konfuzë.

O Zog i Blendit, dëshmitarët, të cilët thonë e shkruajnë ç’kanë parë a dëgjuar, konfuzionin, nuk mund ta bëjnë dot veç e veç, e bëjnë të gjithë bashkë kur dëshmitë e tyre bashkohen. Dhe të lutem mos e ngatërro “mesditën”, që është term kronologjik, me “drekën” që është vakt për tu ngrënë.

Sipas Zogut të Blendit, fill pasi kaloi kufirin në Kapështicë, Zogu i Ahmetit thellë-thellë e dinte se ky ishte një moment kur gurët e fatit nuk i kishte më në dorë ai.

Çfarë janë këta gurë fati në arratisje e sipër o burr’ i dheut ? Sa kohë fati është fat, si mund të kihen në dorë apo mbahen nën kontroll tekat, kthesat, të papriturat, apo si i quan ti me një fjalë që s’dihet se nga të ka ardhur, “gurët” e tij ?

Nëse gjatë një akti kaq dramtik si është arratisja, Zogu i Ahmetit do ishte menduar “thellë-thellë”, do kishte mbetur përgjithmonë “cekët-cekët”, e shumta ndonjë rreshter xhandarmërie, Mbret nuk do ishte bërë kurrë

Kur Geraldina, sipas kujtimeve të saj, paska zbarkuar për herë të parë në Durrës, duke j’u afruar bregut paska vështruar muret romake dhe veneciane, dhe prapa maleve shkëmbinj të lartë graniti gri.

Luaj vendit Zog’ i Blendit. Ose ja ka myt kot ndonjë përkthyes, ose ja fut pordhës la promessa sposa. Në Durrës nuk ka asnjë mal e asnjë shkëmb. Ajo që Gerladinës në këtë përfytyrim homerik i është dukur mal nga larg, e pamundur të mos e ketë konstatuar nga afër se është thjesht një kodër argjilore.

Pas asaj kodre në anën lindore ndodhet qyteti i Durrësit, fundosur disa herë ndër shekuj, pikërisht sepse mali në mendjen e Mbretëreshës së ardhme është argjil e aspak shkëmb. Aq e vërtetë është kjo, sa sot e kësaj dite nga ana perëndimore, nga ana e Currilave, kodra argjilore rrjedh e rrjedh pa u ndalur baltë në det.

Po aty, Geraldinës 21 vjeçe dhe të emocionuar na i qënkish fanepsur se duke ardhur në Shqipëri për tu martuar me Mbretin paska besuar në një “happy end”.

Çne ky term hollivudian në këtë kontekst ? Është vërtet për të ardhur keq që Mbretëresha jonë paska bërë gafa të tilla shumë nën nivelin e gossip-ave të sotëm.

Natën e parë të martesës Geraldinës i qënkan dridhur duart nga emocionet dhe i ka rënë nga dora gota e kristaltë e shampanjës e i qënka thyer në mijëra copra të vogla dhe aty e kuptoi se kishte rënë në dashuri. Duket si tepër vonë, madje dhe e padenjë, të biesh në dashuri me një Mbret natën e martesës.

Diku më poshtë, jo për faj të Zogut të Blendit natyrisht, vazhdojnë pjesë nga biografia e Geraldinës me breçka, dantella, perla, të dhuruara nga Mbreti.

Hungarezja nuk duket sikur ka lindur e është rritur në Budapest por në një kavanoz. Këto lajthitje autobiografike mund të ishin evituar.

E panjohur dhe e zbehtë, jeta e Zogut të Ahmetit në Vjenë mbetët për tu dokumentuar” thotë diku Zogu i Blendit.

Nëse edhe e panjohur edhe e zbehtë, pse duhet pritur të dokumentohet ?!

Dhe fill fjalia tjetër; “Por veç kësaj (e panjohur dhe e zbehtë), ajo (jeta e Zogut të Ahmetit në Vjenë) luajti një rol vendimtar në formimin dhe vendimet e mëpasme për modernizimin e Shqipërisë.

Se si një jetë e panjohur dhe zbehtë, që për më tepër, pritet të dokumetohet, luajti një rol vendimtar më vonë, ndonjë tjetër mundet, por unë këtë nuk e kuptoj dot kurrsesi.

Sipas Zogut të Blendit, asnjë prej 50 delegatëve të Kongresit të Lushnjës nuk e dinte se pa dashje po hynte në një nga mbledhjet më të rëndësishme të Historisë së Shqipërisë.

Cili delegat, në cilën mbledhje në Shqipëri a në botë, mund ta dijë paraprakisht sa e rëndësishme do jetë një mbledhje në të ardhmen ? Askush ! Por mesa duket Zogu i Blendit j’a paska arritur të depërtojë në të 50 mendjet e delegatëve, dhe ka dalë në përfundimin që asnjëra prej këtyre mendjeve nuk e ka nuhatur të ardhmen, s’kemi pse të mos e pranojmë se nuk është e vërtetë.

Askush, thotë diku Zogu i Blendit, nuk di të thotë sa i sinqertë ishte Zogu.

Ah, jo. Nëse nuk e di Zogu i Blendit, e di Zogu im sa i sinqertë ka qënë Zogu i Ahmetit. Nuk ishte kurrë i sinqertë. Jo se s’deshte, por sepse s’mundëte.

E të tjera e të tjera.

Por Zogu i Blendit duhet lexuar patjetër.

Për të mësuar plot gjëra.

Se përvoja e sotme e deputetëve banditë, nuk është aspak e re. Ka nisur fill kur komunisti që vrau pas shpine Esat Pashën u shpall hero dhe bëri çorap gjithçka.

Për të kuptuar, se ndryshe nga e tashmja kur atentatet bëhen të gjitha për pare nga zengjinët e rinj, në të kaluarën atentatet janë bërë të gjitha për politikë nga zengjinët e vjetër.

Zogu i Blendit na provon me fakte ose na sjell në mendje çfarë janë efektivisht zogjtë e shumtë të atëhershëm dhe të tashëm të Shqipërisë;

Zogu i Ismail Qemalit, laraskë Turqie.

Zogu i Faik Konicës, trumcak restorantesh Amerike.

Zogu i Nolit, harabel jo dhe aq poetik përderisa, siç del nga libri i Zogut të Blendit, paska komplotuar për ta vrarë Zogun e Ahmetit.

Zogu i Lasgushit, Zog’i Qiejve.

Zogu i Eqerem Bej Vlorës, Zgalem që paralajmëroi furtunë.

Zogu i Migjenit, Nosit ngordhalaq.

Zogu i kurvit, kukuvajkë vdekjeje.

Zogu i Doktorit, Zhgabë shumkrenare që ndërtoi rrugë e tunele, dhe pas pak do kthehet si Zogu i Ahmetit.

Zogu i Edi Ramës, si Zogu i Fan Nolit me ca variacione.

Zogu im, Zog qyqeje që merret me këto budallallëqe.

Por kryesorja pse duhet lexuar libri i Zogut të Blendit është se i ka dhënë përgjigje një pyetjeje. Pyetjes së mbetur pezull për një kohë të gjatë për botën dhe jetën.

Të cilat janë ashtu si janë e jo ashtu si u janë dukur zogjve të tjerë përmes lenteve të delireve. Këtë e dinte dhe e zbatonte me mirë se gjithkush tjetër Zogu i Ahmetit, që psherëtin me zë të tij në librin e Zogut të Blendit.

Previous Post

Rama i merr borxh dronin të vëllait. E lëshon mbi Beograd

Next Post

Serwer: Rama tha ato gjëra që liderët e huaj ia thonë Serbisë privatisht

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Serwer: Rama tha ato gjëra që liderët e huaj ia thonë Serbisë privatisht

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.