Ai agjencisë Beta i ka thënë se zjarrin po e shuajnë të gjitha njësitë zjarrfikëse nga Zveçani, nga Mitrovica jugore dhe ajo veriore, si dhe ndihmë të madhe po japin edhe dy helikopterë të KFOR-it.
“Situata është shumë e mirë në krahasim me dje. Nuk është kërcënuar manastiri i Sokolicës, e as fshatrat Lipë dhe Boletin”, ka thënë Radomiroviq, duke shtuar se zjarrfikësit aktualisht janë të angazhuar në fikjen e zjarrit në fshatin Rudare të Zveçanit.
Ai ka thënë se dyshohet se shkak i zjarrit, nga i cili është djegur një pjesë e madhe e malit, “spastrimi i terrenit nga mbetjet shpërthyese”, e që më pas kanë përfshirë barin dhe bimët.






















