Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur nga zjarri në pavijonin e izolimit të pacientëve të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në një spital në Irakun jugor.
Agjencia zyrtare irakiane e lajmeve (INA) raportoi se një zjarr shpërtheu për shkaqe të panjohura në spitalin Al-Hussein të qytetit Nasiriya, ku ishin të shtruar pacientët e prekur nga virusi COVID-19.
Departmenti i zjarrfikësve lokal ka dërguar një ekip në vendin e ngjarjes. Sot më herët, një zjarr tjetër shpërtheu në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë në Bagdadin qendror.



















