Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore , zjarrfikësit si dhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit.
Policia e Kosovës ka informuar se zjarri është lokalizuar dhe nga ky shpërthim janë shkaktuar vetëm dëme materiale, aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante, është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit.






















