“Më datë 19.08.2016, jemi njoftuar nga një telefonatë, se në fshatin Qatrom, shtetasit R.T dhe B.T (kushërinj) të dy rreth moshës 17 vjeç, janë larguar nga banesat respektive, mëngjesin e ditës së sotme dhe familjarët e tyre nuk kanë informacion për ta, se ku mund të ndodhen”, njofton policia në Shqipëri.
“Nga të dhënat paraprake, u krijuan dyshime se këta shtetas, mund të jenë mbytur në vendin e quajtur “Gropa e Danielit”, në fshatin Qatrom”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
Mësohet se pranë rezervuarit janë gjetur edhe rrobat e dy adoleshentëve, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre.






















