Bora që është larguar ka zhbllokuar një pjesë të banorëve të zonave malore të Kukësit.
Në fotografi shihen eksavatorët duke larguar borën, që ishte në trashësi afër 1 metër.
Pas këtij aksioni të Ministrisë së Infrastrukturës ka reaguar deputeti i Kuvendit të Shqipërisë duke i falënderuar ministrin Zharku dhe ambasadorin Minxhozi.
Ky është reagimi i deputetit Dokle në profilin e tij në facebook:
FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE PA KUFI…
Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij!
Sapo i njoftuam që bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se zhbllokimi nga drejtimi i Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhereshme, angazhuan njerëzit, shkuan edhe vetë dhe sotShishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tirane e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë.
Punë e mrekullueshme!
Ndjehesh vërtetë shumë mirë, kur shikon veprime të tilla, sa të përgjegjeshme po aq edhe njerëzore, sa të thjeshta në dukje po aq edhe të madhërishme në vlerat që bartin e mesazhin që trasmetojnë.
Mirenjohje Lutfi, mirenjohje Qemal!”
























