Janë zhvilluar gjithsej 129 aktivitete të prokurimit ku prej tyre 54 procedura të prokurimit për projekte kapitale, 34 procedura të prokurimit për shërbime, dhe 41 procedura të prokurimit për furnizime. Gjatë periudhës janë nënshkruar gjithsej 57 kontrata me plan prokurimi të realizuar mbi 50%.”
Ministri Zharku raportoi edhe për këto pika:
– Realizimin e projekteve infrastrukturore (zgjerimi i rrugëve, ndërtimi i rrugëve të reja, ndërtimi i urave dhe rrethrrotullimeve);
– Mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale;
– Realizimi i Projektit të Ndërtimit të Autostradës R6, segmenti Prishtinë – Hani i Elezit;
– Vazhdimin e realizimit të drejtimit rrugor 7, Morinë – Prishtinë- Merdarë;
– Vazhdimin e projektit të zgjerimit të rrugës nacionale N9, Prishtinë – Pejë;
– Investimet në hekurudha;
– Rregullat në transportin rrugor, infrastrukturë rrugore, qendra të kontrollave teknike të automjeteve si dhe në autoshkolla;
– Miratimi i dy ligjeve në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Patent Shofer dhe për Rregullat e Trafikut
– Projektligjin për Automjeteve, ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 4/2012 për dhënien e Certifikatës së Sigurisë dhe Autorizimin e Sigurisë për Ndërmarrjet Hekurudhore dhe Menaxherët e Infrastrukturës Hekurudhore, ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2013 mbi stabilimentet dhe pajisjet për ngasje të automjeteve motorike me gaz dhe UA për kontrollimin teknik të automjeteve
– Departamentin për patentë shoferë, projekti “instalimi i kamerave monitoruese”, monitorimi me “kamerë duale” në automjete, projekti “E-Shoferi”;
– Kontrollimin teknik të automjeteve.
– Ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
– Aktivitetet e DIEKP, shfrytëzimi i shërbimeve të TAIEX-it, draftimin e “Strategjisë Kombëtare për Aviacionit Civil”
– Rishikimin e Programit për Reforma Ekonomike.
Ministri Zharku iu përgjiogj edhe pyetjeve që iu bënë nga ana e deputetëve të këtij komisioni.























