Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës, qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë.
“Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e autorizimit të më tëpër institucioneve për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, datë 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha veprimeve që kufizojnë konkurrencën e lirë, thuhet në njoftim.























