Atëherë, këto dy procese janë të mjaftueshme që të shkohet në zgjedhje. Aq më shumë tash që ka edhe probleme shtesë”, ka theksuar Konjufca, duke e quajtur pushtetin aktual edhe si vdekjeprurës, pas vdekjes së aktivistit të “Vetëvendosjes” Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.
“Djemtë më të mirë të Kosovës, të burgosurit politik, kanë filluar edhe të vdesin dhe ta humbin jetën nëpër burgje të Kosovës. Kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.






















