Qytetarët shqiptarë votojnë sot për kryetarët e rinj të 61 Bashkive dhe për 1595 vende në këshillat bashkiakë, në bazë të reformës së ndryshuar territoriale.
Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç , qoftë edhe me date 21 qershor ka te drejte te votoje për të zgjedhur kryetarin dhe këshillin e Bashkisë ku ka vendbanimin.
Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe qëndrojnë në shërbim të votuesve deri në orën 19:00 të mbrëmjes.
Ndërkohë qytetarët duhet që para se të drejtohen në qendrat e votimit të verifikojnë listën e zgjedhësve, në të kundërt ata duhet të paraqitet në qendrën evotimit dhe krahas dokumentave të vlefshëm te identifikimit për të votuar, si karta e identitetit ose pasaporta duhet të jetë i pajisur edhe me një autorizimin me vendim gjykate.
Pasi hyn në qendrën e votimit zgjedhësi shkon drejt Komisionit, thotë emrin dhe u paraqet atyre një dokument identifikimi. Kryetari verifikon dhe gjen të dhënat në listën e zgjedhësve një tjetër anëtar i KQV kontrollon nëse nuk ka shenja të bojës speciale në të dyja duart, e më pas qytetari duhet të nënshkruajë në listën ezgjedhesve në krah të emrit të tij.
Pas këtij momenti, votuesi do të timbroset në gishtin e madh të dorës së majtë në fund të thoit me bojën matrikuluese tip marker, për t’u pajisur më pas me dy fletë votimi një për Kryetarin dhe një për Këshillin e Bashkise.
Pasi përfundon gjithë proçedurat para komisionit të qedrës së votimit, qytetari hyn i vetëm në dhomën e fshehtë, duke shënuar me + ose x ose çdo shenjë tjetër që tregon qartë zgjedhjen në krah të emrit të kandidatit të preferuar apo partisë pjesëtare në një koalicion.
















