Nga ana tjetër, përderisa përfaqësuesit e partive opozitare qëndrojnë prapa asaj se vendi duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje, ata të partive në pushtet thonë se në zgjedhje mund të shkohet vetëm nëse krerët e PDK-së dhe LDK-së bien në ujdi për një gjë të tillë.
Por megjithëkëtë, partitë e dy taborëve shprehen të gatshme për zgjedhje, pa marrë parasysh se kur mbahen ato.
Nga ana tjetër, analistët politikë shprehen optimistë se pas zgjedhjeve nacionale do të ketë ndryshime në rezultate sado që, sipas tyre, një gjë e tillë nuk është aq e lehtë për t’u arritur.






















