Sivjet, partia e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ia la pozitën numër një Vetëvendosjes, që kapi rreth 42 për qind të votave.
LDK, pas 17 vjetëve, e pa veten në pozitën numër dy, për nga numri i votave.
Në Vetëvendosje po pretendojnë se fituan në shumicën e lagjeve të mëdha të kryeqytetit. Për më tepër, kjo parti doli mirë edhe në fshatrat, që LDK fitonte pa problem.
Ndiqeni kronikën e realizuar nga Iliri Pireva, autorja e emisionit Ju Flet Prishtina në Klan Kosova, për të kuptuar më shumë rreth votimit të prishtinasve në zgjedhjet e fundit parlamentare.






















