Ai tha se ”mbështetja nga MSh nuk do të mungojë në asnjë çast, në bazë të mundësive të saja buxhetore dhe atyre të përcaktuara me Ligj”.
”Pjesëmarrja jonë në këtë kongres është një dëshmi se dëshirojmë të njoftohemi për së afërmi me sfidat që ju përballeni për çdo ditë, dhe natyrisht se interesi ynë është të ndihmojmë dhe t’ju mbështesim që t’i kalojmë këto sfida së bashku”, tha Krasniqi, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Kongresi i III-të Kosovar për Obstetrike dhe Gjinekologji është dyditorë ku do të prezantohen: Problemet dhe sfidat aktuale ne Klinikën Gjinekologjike obstetrike, Strategjia e zhvillimit të SHSKUK, Politikat zhvillimore të shëndetit të nënës dhe fëmiut në Kosove, Gjendja aktuale ne maternitet regjionale, Udherrëfyesit dhe udhëzimet e OBSH për Shëndetin Riprodhues dhe shumë punime të tjera.
Në fund të Kongresit do të dilet me rekomandime të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e strategjisë shëndetësore në fushën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.























