Deklarata e Abdullahut:
Demarkacioni dhe paqja
Mos votimi i demarkacionit do të thotë pengesë e re për shtrirjen dhe forcimin e paqes në rajon. Gjithashtu do të thotë pengesë e re dhe e papritur për vazhdimin e rritjes dhe zgjerimit të sigurisë evro-atlantike në rajon. Me refuzimin e votimit të demarkacionit, pashmangshëm problemi do të kalonte atje ku nuk është, as nuk na konvenon të jetë – në dimension ndërshtetëror e për rrjedhojë edhe rajonal. Krejt kjo nuk është krejt, sepse ky refuzim është gjithashtu pengesë në rrugëtimin tonë drejtë integrimeve evropiane, drejtë liberalizimit të vizave, por edhe proceseve të tjera të ndërlidhura.























