Tani në Bashki po vepron po njësoj, duke u dhënë punë publike të afërmve të njerëzve me të cilët punon. “
Afera” e fundit është ajo me ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial.
Pas këtij projekti që ka shkaktuar një reagim të fortë qytetar dhe të opozitës, fshihen edhe interesa klienteliste. Bashkia ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve “Star Tek” shpk & “Riviera” shpk & “Kaleshi” shpk, me vlerë oferte 65.266.152,7 lekë pa TVSH. Fondi limit për këtë projekt është
67.983.400 lekë.
Citynews.al ka zbuluar se administrator i kompanisë “Star Tek” shpk rezulton të jetë bashkëshorti i Drejtoreshës së Shërbimeve Sociale në Bashki.
Bashkia nuk ka reaguar për këtë fakt që hedh dyshime të forta se ky bashkim operatorësh mund të jetë favorizuar në garë për faktin e mësipërm.
Erion Veliaj ka këmbëngulur se do ta bëjë parkun e fëmijëve, pavarësisht kundërshtimit të fortë të shoqërisë civile dhe opozitës. Të jenë paratë arsyeja e kësaj këmbëngulje kur ky veprim ka shkaktuar reaksion te qytetarët?

















