Dokumetat sekrete të CIA-s, të mbajtura sekrete për vite me rradhë lidhur me shërbimin e fshehtë jugosllav, më në fund janë bërë publike, duke nxjerrë në pah cilësitë e agjentëve të UDB-së dhe të KOS-it.
Konkretisht, një depeshe të datës 28 shtator 1956 merret me organizimin dhe operacionet e shërbimeve të fshehta jugosllave, si dhe njësisë elitare e cila kishte për detyrë të kontrollonte të gjithë njerëzit në DSZUP.
Një burim i paidentifikuar, A-IV, autoriteteve amerikane dëshiron tua “shes” mikun e paemëruar nga Graci i Austrisë, për të cilin pohonte se është lideri i grupit emigrant jugosllav në Austri dhe në Gjermaninë Perëndimore, dhe që udhëheq një rrjet të shërbimit të fshehtë brenda kësaj organizatë, e cila mbledh informacione në lidhje me agjentët e zbulimit jugosllav të cilët veprojnë në këtë fushë.
Burimi tha miku i tij ka lidhje me njerëzit e DSZUP-it në Beograd dhe se mund të jetë i rëndësishëm për “zbulimin e penetrimit të shërbimeve jugosllave”, sidomos në kombinim me rrjetin e tij të informatorëve që janë kundërshtarë të komunizmit.
Burimi tha se Departamenti XII është një prej grupet më të rëndësishme në kuadër DSZUP, se kanë “njerëzit” e tyre në të gjitha njësitet kryesore dhe se vetëm Josip Broz Tito (presidenti jugosllav) dhe Aleksandar Rankoviq, ministër i Punëve të Brendshme, nuk ishin nën kontrollin e njësisë, shkruan jutarnji.hr, transmeton Telegrafi.
Aty theksohet se personel kryesisht është në shkollën qendrore federale për punë të brendshme në Beograd dhe trajnimi i tyre ka zgjatur katër vjet.
Zyrtarët e nivelit të ultë u shkolluan në shkolla të ulëta ose kanë përfunduar kurse të trajnimit. Herë pas here rekrutuan staf edhe nga shkolla në Kamenicë, ku u trajnuan anëtarët e KOS-it, ndërsa në trajnimet e tyre, përveç instruktorëve vendorë morën pjesë edhe ish-gjermanët e kundër-inteligjencës, tani të burgosur.
Në Kamenicë trajtimet kanë qenë dy llojesh, diplomatike dhe të brendshme.
Agjentët studionin ligjet, punët, monitorimin, përdorimin e radioeve dhe marrësve dhe ku personat mësonin të ngasin makina të çdo lloj kategorie.
Agjentët jashtë shtetit josheshin për të punuar përkundrejt pagesave të larta.
Ata kishin detyra specifike për të marrë vesh gjithçka për emigrantët, duke u futur në mesin e tyre dhe duke vjedhur informacion.
Në dokumente thuhet se agjentët jugosllavë nuk pinin, nuk flisnin shumë, por se mbanin mend mirë.















