• Latest
  • Trending
  • All

Zbulohet kontrata/ Si gënjeu Rama për 137 fluturimet me çarter

02/02/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohet kontrata/ Si gënjeu Rama për 137 fluturimet me çarter

02/02/2023
in Aktualitet

Deputetët e Rilindjes rrëzuan, në 12 janar, në një veprim të konsideruar të paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese, kërkesën për te hetuar shpenzimet e luksit të Edi Ramës në përdorimin e avionit të tij çarter, duke demostruar këmbënguljen kokëfortë të shefit të qeverisë për të bërë transparencë lidhur me udhëtimet e tij të luksit. Por sot kontrata mes drejtorisë së shërbimeve qeveritare dhe shoqërisë ajrore Air Albania, që ruhej si një sekret shtetëror është bërë së fundi publike.

Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al shihet qartë se shefi i qeverisë ka gënjyer publikisht kur thoshte se udhëtimet e tij qenë me çmim promocional pasi ato bëheshin për të promovuar linjën e re ajrore me flamurin shqiptar. Në pesë fletët e kontratës rezulton se kreu i qeverisë nuk ka fluturuar me çarter për t’i bërë reklamë “Air Albania”, pasi nuk ekziston asnjë marrëveshje reklamimi mes tij dhe kompanisë që i përket avioni ‘Airbus A319-100’, me emrin Ismail, me të cilin është akuzuar nga opozita se ka shpenzuar të paktën 22 milionë euro udhëtime.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në kërkesën e hedhur poshtë, të nënshkruar nga 35 deputetë opozitarë, kërkohej “verifikimi i ligjshmërisë së shpenzimeve të 137 udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”. Por tani kuptohet më lehtë se përse Rama nuk donte t’i hapeshin këto letra, sepse ai ka gënjyer publikisht për marrëveshjen që ka për të përdorur çarterin privat.

Porsa plasi skandali i hakerave iranianë, që publikuan të gjitha të dhënat e fluturimeve të kryeministrit në sistemin TIMS, shefi i qeverisë humbi në labirinthin e alibive të pafundme.

Duke dhënë përgjigje pas zbulimit të listës të rjedhur nga sistemi TIMS, në vend që të jepte fatura dhe shpjegime zë për zë për udhëtimet që ka kryer, kryeministri që do pushtetin e politikanit, por ëndërron jetën e milionerit, u mor me sulme personale ndaj kundërshtarëve, kritikëve apo drejtësisë. Nga një sallë në Bulqizë ku dhjetra militantë trushpëlarë duartrokisnin çdo gjë që ai nxirrte nga goja, Rama tha:  “Që ta dijë hiena që është non grata, se hiena kur bëhet non grata është llahtar fare, apo hienë spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena”, tha atëhere Rama. Ai e vazhdoi për disa ditë këtë taktikë mbrojtëse duke shkruar edhe në rrjetet e veta sociale: “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!”.

Ai fillimisht tha se marrëveshja shërbente si model i promovimit dhe reklamimit të linjës ajrore me flamur shqiptar. Pastaj nxorri shifra qesharake për kostot e këtyre udhëtimeve (faksimilja lart).

Natyrisht, kush ka dy pare mend nuk mund ta hajë se një udhëtim me avion personal kushton 600 mijë lekë të vjetra,  askush nuk e besonte se ne paskemi një kryeministër super star që shërbeka si maskot i kompanisë ajrore dhe fluturon me avion taksi për t’i bërë promocion asaj.

   

Edhe më parë mediat kanë kërkuar të kenë kontratën pas të cilës fshihet kryeministri. BIRN arriti të tregojë se paratë që paguhen për qeranë e avionit të luksit derdhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, shpenzimet e së cilës nuk llogariten në fondin e Këshillit të Ministrave. Dhe kur është pyetur nga mediat, kjo drejtori ka refuzuar të japë informacion se sa kushton një orë fluturimi në kontratën që ka me Air Albania. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare u është përgjigjur se këto shpenzime janë konfidenciale. Por sot është bërë publike kontrata ku nuk gjendet anjë klauzolë lehtësuese për promovim siç pretendoi shefi i qeverisë.

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”. Pikërisht se do t’i ruajë pas konfidencialitetit tekat e tij të luksit, Edi Rama fillimisht u mundua t’i shuaj me sharje dhe batuta zbulimet që bënë hakerat iranianë. Dhe pikërisht për këtë, deputetët e tij shkelën ligjin dhe Kushtetutën duke mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor. Njeriu që duhej të ishte më i interesuari për transparencë, në këtë rast duhet të ishte vetë kryeministri, por ngaqë e ka përdorur çarterin qeveritar si taksi private, ai fillimisht zgjodhi ofendimet e tani së fundi moszbatimin e ligjit. ©Lapsi.al

Previous Post

Kurti për AFP: Nuk shantazhohemi, nuk frikësohemi, por s’është e ndershme t’i bëhet presion shtetit më pro-amerikan në Ballkan

Next Post

Albin Kurti tregon kushtet për ta pranuar Asociacionin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Albin Kurti tregon kushtet për ta pranuar Asociacionin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.