Gërxhaliu vlerëson se politika duhet të ndahet nga ekonomia.
“Duhet të kemi fiskalizim të mirëfilltë, aty ku ka fiskalizim ka transparencë. Risi është që të bëjmë çmos që të gjejmë një alternativ”, tha ai, raporton lajmi.net
E përfaqësuesi i Shoqatës së lartpërmendur, Kestrin Kumnova ka thënë se kompanitë e licencuara edhe pse kanë bërë investime për t’i dal ballë këtij procesi kanë qenë të detyruara të presin.
“U zbrit çmimi si dhe bënë një sërë oferta tjera këto tri vite, buxhetit të shtetit ju ka shkaktuan humbje qindra milionëshe. Kemi vendos që të zbresim çmimet fiskale për naftëtarët. Është çmimi që e kanë kërkuar vet naftëtarët. Këtë sakrificë e kemi bërë që të ndalen polemikat dhe për të zhbllokuar këtë proces. Janë 600 kompani të naftës e vetëm 40 kompani kompani deri tash janë fiskalizuar”, tha ai.
Në konferencën e organizuar nga Shoqata e Kompanive të Arkave Fiskale u shpalosen mundësitë e reja për të përfunduar procesin e fiskalizimit të naftëtarëve dhe bizneseve tjera.























