Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, edhe sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, e po ashtu edhe për bashkëpunimin e ngusht me NISMA për Kosovën, në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës. Zbogar tha se e çmoj angazhimin e NISMA’s në skenën politike të Kosovës, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, e ka falënderuar përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, për angazhimin që ka bërë gjatë këtyre viteve të mandatit të tij në Kosovë, në vëçanti për bashkëpunimin e deritanishëm që Zbogar kishte me subjektin NISMA për Kosovën.





















