Një ngjarje e rëndë e ndodhur në shkurt të këtij viti është zbardhur nga policia që ka vënë në pranga edhe autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për një ngjarje ku një i ri ka qëlluar me armë ndaj shtëpisë së kushëririt të tij, pas një sherri pronësit.
Në pranga është vënë Dolfi (Rudolf) Dobrozi, 29 vjeç, banues në Krujë.
Dobrozi është shpallur në kërkim pasi në datën 28 shkurt 2016, rreth orës 01:40 , në fshatin Bilaj, Fushë-Krujë, në ambientet e një lokali, pasi ka konsumuar pije alkoolike është konfliktuar për motive pronësie me kushëririn e tij, shtetasin Dritan Bodrozi, 43 vjeç.
Më pas shtetasi Dobrozi, ka marrë nja armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit Dritan Dobrozi.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 2 gëzhonja dhe një predhë e paplasur.
Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje te armëve luftarake”.















