Disa orë pas nxjerrjes nga liqeni i Shkopetit, policia thotë se makina që dyshohet se ka rënë në ujë tre netë më parë i përket një shtetaseje me banim në Kamëz. K.H., kishte kallëzuar në polici më 12 shkurt të këtij viti për vjedhjen e automjetit të saj tip “Benz” me targa AA 587 CP.
Sipas policisë ky automjet nuk ka lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ngjarja që ndodhi disa ditë më parë.
/LAPSI.AL/















