Ministrja e Inovacionit Milena Harito që ka në varësi edhe Departamentin e Administratës Publike njofton deputetët se si duhet të veprojnë për të punësuar militantët e PS-së. Dhe kjo bëhet me urdhër të kryetarit të grupit socialist, Tailant Balla.
Lapsi. al ka zbardhur komunikimin me email mes tyre, bërë rreth një vit më parë.
I pari është një e-mail i deputetit Balla, emri i të cilit figuron edhe në listat e tjera të punësimeve të publikuara nga lapsi.al. Ai u drejtohet disa deputetëve dhe vetë zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.
Balla u kërkon deputetit Tom Doshi, ministrave Mimi Kodheli, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, zv/ kryeministrit Peleshi, deputetëve Tom Doshi, Etjona Hoxha, Fidel Ylli, Ulsi Manja, Ben Blushi dhe një të punësuare në zyrën elektorale të deputetit Koço Kokëdhima pozicionet e lira që Drejtoria e Administratës Publike ka shpallur sipas qarqeve dhe manualit për të aplikuar online.
Ai i këshillon të sipërpërmendurit që të vendosin në zyrat elektorale persona që të administrojnë dhe instruktojnë njerëzit e PS që të aplikojnë pë t’u futur në poste të administratës pubilke, duke e shndërruar kështu në farsë garën dhe meritokracinë.
“Per kete qellim nevojitet qe ne nivel qarku dhe rrethi ne zyrat qendrore elektorale te vendosen persona pergjejgjes qe te administrojne dhe te instruktojne njerezit tane qe te aplikojne”, thuhet në emailin e Taulant Ballës. Emaili mban datën 11 shtator 2014 dhe rekomadimet e Ballës për punësimet duket se mund të jenë në funksion të zgjedhjeve lokale të qershorit 2015.
Më 30 dhjetor të 2014 vetë ministrja Harito u drejtohet të njëjtëve persona me një tjetër email.
Në të thuhet: “Të nderuar. Ne vazhdim te shkembimit me Taulant Ballen si me poshte, dhe per shkak te numrit të ulët të fituesve në konkurset e DAP, lutem më transmetoni emrat e 1-3 personave për qark të cilët do të instruktohen për procedurën e aplikimit, në mënyrë që të kenë mundësi të ndihmojnë këdo që kërkon ndihmë pranë zyrave elektorale.” lapsi

















