Pas urdhrit të qeverisë për evidentimin në terren të të gjitha zonave informale, ALUIZNI ka zbardhur 60 zonat informale të përfshira zyrtarisht në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Tiranë, Durrës e Kavajë. Të tëra zonat të marra së bashku zënë një sipërfaqe totale prej 8.830 hektarësh. Zbardhja e këtyre zonave u bë pas një vendimi të qeverisë që mban datën 10 shtator 2014, ku përcaktoheshin procedurat e “evidentimit faktik në terren të ndërtimeve pa leje, shtesave në ndërtime me leje, të organeve dhe dokumentacionit për propozimin dhe miratimin e zonave informale”. “Drejtoritë në varësi të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale (ALUIZNI)duhet të kryejnë procedurat e evidentimit në terren, të përgatisin dokumentacionin e gjendjes faktike të ndërtimeve informale, si dhe të hartojnë dokumentacionin teknik e ligjor për zonën informale”,përcakton vendimi i qeverisë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















