Ai thotë se tash e disa muaj qe është duke ndodhur procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Naim Rashiti nga grupi ballkanik për Politika dhe qëndrimet e palëve sipas tij, janë përafruar.
Duke folur për bojkotin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, deputeti i Nismës ka thënë se Isa Mustafa është i pafuqishëm prej ditës se parë kur është emëruar në atë pozitë dhe ai është vetëm argat i PDK-së.
“Kryeparlamentari pret shirita përuron fabrika, kryeministri jep deklarata koti pa mbulesë për opinionin publik”, ka thënë Berisha.
Në këtë intervistë ai ka treguar pse ka kërkuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme qe mediet të nxirren jashtë në kohën kur po diskutohej për sigurinë në vend.
“Unë kam shfrytëzuar të drejtën qe përcaktohet me ligj qe për çështje të rëndësisë të veçantë më kërku seancë të mbyllur dhe kam pasur mirëkuptim nga anëtarët e Komisionit. Kemi tajtuar një temë sensitive sepse bëhet fjalë për çështjen e sigurisë. Mundësia e rrezikimit të sigurisë nga vende jo mike të Kosovës është i madh sidomos në pjesën veriore të vendit”, ka theksuar Berisha.
Ai ka akuzuar institucionet se nuk po bëjnë asgjë për lirimin e kolonelit Nehat Thaçi.
Ndërsa sa i përket letrave të cilat presidenti Thaçi i ka dërguar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ai ka thënë se ky është vetëm një tendencë e tij për të bërë lajm dhe nuk ka asgjë serioze. Madje ai e ka vlerësuar si interferim në organet e drejtësisë.
https://www.youtube.com/watch?v=Xk98Dbg5ZWE?feature=oembed&w=640&h=360























