Në tekstin e shkruar dhe të shpërndarë në shumë portale theksohet se Zaev është një nga politikanët që po angazhohet për federalizimin dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, transmeton ina. Ndërsa në këtë shkrim thuhet se Zaev ka hapur Kutinë e Pandorës, duke i hapur një derë Shqipërisë së Madhe, apo kantonizimit të Maqedonisë.
Këtu përmendet takimi i kryetarëve të komunave shqiptare në Ballkan në Tiranë në organizim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
























