Kreu i opozitës maqedonase paralajmëroi se në kongresin e partisë më 6 nëntor do të publikohen emrat e kandidatëve për deputetë, ndërsa konfirmoi se në mesin e tyre do të ketë edhe shqiptarë. Zaev, nuk tregoi se në cilën njësi zgjedhore do të garojë ai.
“Është me rëndësi që barazia e votës të jetë e garantuar por mendoj se 526 votues në një njësi zgjedhore me gjithsej 311 mijë votues, nuk janë arsye që të shfuqizohet vendimi për shpalljen e votimeve. Megjithatë, vlerësoj se ekzistojnë institucione që do të vendosin për një gjë të tillë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Afatin i fundit për dorëzimin e listave për deputetë në KSHZ është 11 nëntori. Deri tani asnjëra parti nuk ka zbuluar emrat e kandidatëve.























